Kulturë

Kriptologjia - Nga Shyqyri Dekavelli

  • Published in Kulturë

Shyqyri Dekavelli

Kriptologjia, është shkenca që merret me komunikimin dhe ruajtjen e të dhënave në formë të sigurt. Ajo ka dy degët e saj Kriptografinë dhe Kriptoanalizën.

Kriptologjia daton në Egjipt rreth 1,900 vjet para Krishtit, kur një shkrues gdhend disa simbole hieroglifike në një shkëmb në varrin e Khnumhotep II. Khnumhotep II ishte një lider i madh egjiptian i Oryx-it, gjatë mbretërimit të faraonëve Amenemhat II dhe Senusret II të Dinastisë 12. Ai është shumë i njohur për varrin e tij në Beni Hasan dhe dekorimet e tij.

Kriptografia ishte e thjeshte atëhere, pasi shumica e njerëzve ishin analfabetë dhe vetëm elita mund të lexonte ndonjë gjuhë të shkruar. Faraonët dhe fuqizuesit, mbretërit dhe mbretëreshat, presidentët e diktatorët dhe komandantët ushtarakë kanë përdorur kriptografine për të fshehur komunikimet nga armiqtë e tyre qysh atëherë.

Kriptografia është arti dhe shkenca e krijimit të kodeve, shifrave dhe kriptosistemeve.

Kriptografia është një fushë e gjerë, matematikisht e ndërlikuar, por interesante dhe një pjesë integrale e evolucionit në këtë fushë.

Në përgjithësi kriptografia ka të bëjë me ndërtimin dhe analizimin e protokolleve që të pengojnë palët e treta ose publikun të lexojnë mesazhet private, informacione të ndryshme për sigurinë kombetare. Kriptografia moderne ekziston në kryqëzimin e disiplinave të matematikës, shkencës kompjuterike, inxhinierisë elektrike, shkencës së komunikimit dhe fizikës. Aplikimet e kriptografisë përfshijnë tregëtinë elektronike, kartat e pagesave të bazuara në çip, monedha dixhitale, fjalëkalimet e kompjuterit dhe komunikimet ushtarake.

Kriptografia para epokës moderne ishte në të vërtetë sinonim i kriptimit, shndërrimi i informacionit në një marrezi në dukje.

Që nga zhvillimi i makinave për shifrim të rotorit në Luftën e Parë Botërore dhe ardhja e kompjuterëve në Luftën e Dytë Botërore, metodat e përdorura për të kryer kriptologji janë bërë gjithnjë e më komplekse dhe aplikimi i saj është më i përhapur.

Kriptografia moderne bazohet shumë në teorinë matematikore dhe praktikën e shkencës kompjuterike; algoritmet kriptografike janë të dizajnuara rreth supozimeve të ngurtësisë llogaritëse, duke i bërë këto algoritme të vështira për t'u thyer në praktikë nga ndonjë kundërshtar. Është teorikisht e mundur për të dekriptuar një sistem të tillë, por praktikisht është tepër e vështirë.

Kriptoanaliza është arti i zbulimit të përmbajtjes së mesazheve të koduara, pa patur të dhëna për llojin e shifrimit, kodimit apo kriptosistemit. Kriptoanaliza është arti dhe shkenca e dekriptimit të shifrave, kodeve e kriptosistemeve. Kriptoanaliza është studimi dhe analiza e sistemeve të informacionit në mënyrë që të përcaktohen aspektet e fshehura të sistemeve.

Kriptoanaliza përdoret për të dekriptuar sistemet e sigurisë kriptografike dhe për të njohur përmbajtjen e mesazheve të koduara kur çelësi kriptografik është i panjohur për të. Përveç analizës matematikore të algoritmeve kriptografike, kriptoanaliza përfshin në studimin e saj edhe dobësitë e zakonet në përdorimin e zbatimin e sistemit kriptografik.

Kriptosistemi është një grup i veçantë i algoritmeve dhe protokolleve për kriptimin, dekriptimin dhe gjenerimin e çelësave. Shifra (kodi) eshte një algoritëm i përdorur në një kriptosistem.

Përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA)

Në vitin 1969, kishte 96,000 njerëz që punonin për NSA, përfshirë Agjencinë e Sigurisë së Ushtrisë (ASA), që përgjonte e regjistronte mesazhet e armikut, i deshifronte ato, i analizonte dhe dërgonte informacionin tek komandantët ushtarakë.

Sot, ai proces kryhet nga NSA (kriptoanaliza) që ka në përdorim superkompjutera. NSA ka fuqinë më të lartë informatike në planet.

Duke perdorur këtë fuqi kompjuterike, kodet, shifrat apo kriptosistemet relativisht të sofistikuara mund të dekriptohen në një kohë të shkurtër. Kodet e shifrat e sotme të përparuara, si skemat e kodimit Logarithmic dhe Elliptical, janë shumë të sigurta por jo të pathyeshme.

Kohë më parë duheshin vite për të zbuluar e dekriptuar një shifër apo kod. Kriptoanaliza ka avancuar shumë në këtë drejtim duke përdorur edhe kompjutera kuantikë për të dekriptuar shifrat e kodet në një kohë të shkurtër. NSA ka financuar kërkime dhe zhvillimin kompjuterik kuantik që nga vitet '90.

Me një punë e analizë shkencore, duke përdorur edhe kompjuterët kuantikë, kriptoanalisti mund të bëjë një çarje dhe të zgjerojë atë çarje duke bërë të mundur zbulimin e çelsave dhe të gjithë kriptosistemin e përdorur në kriptimin (shifrimin) e informacioneve të ndryshme shumë të rëndësishme për sigurinë kombëtare.

©Shyqyri Dekavelli