Arte & Media

Krijuesi është mbartësi i artit të krijimit - Nga Flurans Ilia

Është një pyetje relativisht e vështirë për krijuesin. Nga më të vështirat. Njësoj si të pyesësh, përse shikojmë ëndrra? Nga burojnë ato? Për ku shkojnë ëndrrat? Si janë sendërtuar në formën kur na shfaqen nëpërmjet anijes së gjumit apo imagjinatës syçelët? Çfarë rreken të na thonë? Si duhen interpretuar ato? Përse pikërisht unë, si unë edhe qindra të tjerë nëpërmjet një rrjedhe të çlirët bëhen mbartës të këtij kumti duke qenë edhe vet të hipur mbi të? Frojdi mendonte se e kishte gjetur çelsin, me të cilin mund të çelet një vepër arti duke e larguar nga sfera e emocioneve personale të krijuesit. Mendoj se është veç një gjetje, interpretim psikoanalitik i ashpër, por jo përgjigja e duhur. Kur krijuesi gjendet përballë pasqyrës “Përse shkruan?” nuk mund të japë një “sepse analitike” të ndarë nga tiparet e emocioneve të veta në raport me krijimin, sepse ai është mbartësi jo krijuesi i aktit të krijimit në vetvete."

Montréal, Mars 2021

©Flurans Ilia