Histori

Disa nga spiunët më të famshëm e më të guximshëm të të gjitha kohërave

Nga: Shyqyri Dekavelli

Ne i kemi parë ata nëpër filma dhe i kemi lexuar në libra. Por a mund të ekzistojnë spiunë të tillë të guximshëm dhe të rrezikshëm në jetën reale? Përgjigja është po. Shumë spiunë të jetës reale janë po aq tërheqës sa homologët e tyre imagjinarë. Më poshtë është një listë e disa spiunëve më të famshem e te guximshëm.

Richard Sorge

Lindi më 4 Tetor 1895 dhe vdiq me 7 Nëntor 1944.

Sorge ishte një gazetar gjerman dhe oficer i inteligjencës ushtarake Sovjetike, aktiv para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke punuar fshehtazi si gazetar gjerman si në Gjermaninë naziste ashtu edhe në Perandorinë e Japonisë. Emri i koduar i tij ishte "Ramsay" (Rusisht: Рамза́й).

Një numër i personaliteteve të famshme e konsideruan atë një nga spiunët më të realizuar dhe si një nga agjentët më të mëdhenj të inteligjencës të të gjitha kohërave.

Sorge u be më i famshëm për shërbimin e tij në Japoni në vitin 1940 dhe 1941, kur ai dha informacione rreth planit të Adolf Hitlerit për të sulmuar Bashkimin Sovjetik.

Në mes të Shtatorit 1941, ai informoi Sovjetikët se Japonia nuk do të sulmonte Bashkimin Sovjetik në një të ardhme të afërt. Sidoqoftë, kriptoanalistët sovjetikë kishin dekriptuar kodet diplomatike japoneze dhe Moska tashmë e dinte nga informacionet e inteligjencës se nuk do të kishte sulm japonez ndaj Bashkimit Sovjetik.

Mesazhi i tij dhe dekriptimi i kodeve diplomatike japoneze i ndihmuan sovjetikët për të ditur më përpara qëllimet e Japonisë.

Në vitin 1941, ai u zbulua nga japonezët, u arrestua dhe u ekzekutua tre vjet më vonë në vitin 1944. Në vitin 1964, Sorges iu dha pas vdekjes, titulli Hero i Bashkimit Sovjetik, titulli më i lartë nderi në Bashkimin Sovjetik.

Harold Adrian Russell "Kim" Philby

Lindi me 1 Janar 1912 ne Indinë Britanike dhe vdiq me 11 Maj 1988, në moshen 76 vjeç.

Ai ishte një oficer i inteligjencës Britanike dhe një agjent i dyfishtë për Bashkimin Sovjetik.

Philby u arsimua në Shkollen Westminster dhe Kolegjin Trinity, Kembrixh. Ai u rekrutua nga inteligjenca Sovjetike në 1934. Pas largimit nga Kembrixhi, Philby punoi si gazetar dhe mbuloi Luftën Civile Spanjolle dhe Betejën e Francës. Në 1940 ai filloi të punojë për MI6. Në fund të Luftës së Dytë Botërore ai ishte bërë një anëtar i rangut të lartë të shërbimit të inteligjencës Britanike. Në 1949 Philby u emërua sekretar i parë në Ambasadën Britanike në Uashington dhe shërbeu si ndërlidhës kryesor britanik me agjencitë e inteligjencës Amerikane. Gjatë karrierës së tij si oficer zbulimi, ai i dha Bashkimit Sovjetik informacione te shumta zbulimi, duke përfshirë dhe nje informacion per një komplot anglo-amerikan për të shkatërruar regjimin komunist të Shqipërisë.

Në vitin 1963 ai u zbulua se ishte anëtar i "Kembrixh Pesë", një unazë spiunesh, që i kaloi informacione Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fazat e hershme të Luftës së Ftohtë. Nga keta te pestë, Philby besohet të ketë qenë më i suksesshëm në sigurimin e informacionit te klasifikuar për Sovjetikët.

Mata Hari

Mata Hari lindi me 7 Gusht 1876 dhe vdiq me 15 Tetor 1917.

Mata Hari ishte një emër skenik i Margaretha Geertruida "Margreet" Zelle MacLeod, një balerine ekzotike dhe korteziane holandeze, e cila punonte si spiune gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Të paktën kështu mendonin Francezët. Më 1917, ajo u arrestua, u shpall fajtore për spiunazh dhe u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit në Paris, në moshën 41 vjeç. Megjithatë, aktivitetet e saj të spiunazhit dhe shtrirja e tyre mbeten çështje debati sepse provat e përdorura kundër saj ishin rrethanore dhe të paqarta. Sipas shumë historianëve, Mata Hari ishte ndoshta një agjente e dyfishtë.

Virginia Hall

Virginia Hall Goillot DSC Croix de Guerre MBE, lindi me 6 Prill 1906 dhe vdiq më 8 Korrik 1982. Emri i saj i koduar ishte Marie dhe Diane.

Virginia Hall ishte një spiune amerikane që u cilesua nga gjermanet "më e rrezikshmja nga të gjithë spiunët aleatë". Në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, ajo u gjend në Paris. Pas dorëzimit të Francës, ajo iku në Britani dhe u bë një agjente e Organizatës britanike të Operacioneve Speciale Ekzekutive. Ajo u dërgua përsëri në Francë për të ndihmuar në organizimin e rezistencës. Në vitin 1942, Hall u detyrua të ikte në Spanjë. Dy vjet më vonë, ajo u bashkua me Zyrën për Shërbime Strategjike te SH.B.A-së dhe u kthye në Francë për të trajnuar luftëtarët francezë të rezistencës. Pas përfundimit të luftës, Hall u bashkua me CIA-n dhe punoi si agjente e inteligjencës deri në vitin 1966 kur doli ne pension. Ajo vdiq në vitin 1982, në moshën 76 vjeç.

Dušan Popov

Dušan Popov lindi më 10 Korrik 1912 dhe vdiq më 10 Gusht 1981. Ai ishte një agjent i trefishtë me origjinë serbe, i cili punoi për MI6 gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe si agjent për qeverinë Jugosllave në mërgim në Londër.

Jeta e tij ishte shumë e ngjashme me atë të James Bond dhe sipas shumëkujt, ishte Popov ai që ishte frymëzimi i jetës reale për spiunin më të famshëm imagjinar. Përveç stilit te jetës së tij si playboy dhe misioneve të guximshme, Popov është gjithashtu i famshëm për paralajmërimin e FBI në lidhje me sulmin japonez në Pearl Harbor qysh në Gusht 1941. Sidoqoftë, paralajmërimi i tij nuk u përcoll sepse Edgar Hoover i cili ishte në atë kohë Drejtori i FBI-se nuk i besoi. Popov vdiq në shtëpinë e tij në Francë në 1981, në moshën 68 vjeç.

Sidney Reilly

Sidney Reilly, i lindur si Sigmund Georgievich Rosenblum në Rusi në 1873. Me emrin "Ace of Spies" (Asi i Spiunëve), Reilly besohet se ka spiunuar për katër kombe. Ashtu si homologu i tij letrar, Reilly ishte një feminist (disa gjithashtu e quanin "Spiun Gentleman") dhe pati një mënyrë jetese ekstravagante. Atij i atribuohen disa prej ndërmarrjeve më të guximshme nga të cilat është më e famshmja përfshirja e tij në komplotin për të vrarë liderin Sovjetik Lenin. Komploti kishte dështuar por Reilly shpëtoi në mënyrë spektakolare. Në 1925, ai u kthye në Rusi për të ndihmuar rrëzimin e regjimit Sovjetik, por këtë herë, ai nuk ishte me fat. Ai u kap nga Sovjetikët dhe u ekzekutua në të njëjtin vit.

Krystyna Skarbek (gjithashtu e njohur si Christine Granville)

Lindur në Poloni në 1908, Krystyna Skarbek (e njohur edhe si Christine Granville) ishte frymëzimi për personazhin Eva Green në Casino Royale. Në vitin 1940, ajo shkoi në Hungari si një agjente britanike. Gjithashtu, ajo shkoi në Poloni disa herë për të ndihmuar luftëtarët polakë të rezistencës për të shpëtuar vendin. Në 1941, Skarbek u arrestua nga Gestapo por shpejt u la e lirë. Ajo kafshoi gjuhën e saj në mënyrë që ajo të rridhte gjak dhe të kollitej fort dhe me këtë arriti të bindte gjermanët se vuante nga tuberkulozi. Gjatë viteve në vijim, Skarbek ndërmori gjithashtu disa misione të guximshme të inteligjencës në Francë dhe më vonë u dekorua për shërbimet e saj nga Franca dhe Britania. Ajo vdiq pasi u godit me thikë nga një admirues qe ajo e kishte refuzuar, në 1952.

George Blake

Lindur në Hollandë në vitin 1922, George Blake filloi karrierën e tij të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1950, ai u dërgua në Seul si një agjent britanik, por shpejt u kap nga trupat e Koresë së Veriut dhe u mbajt rob për tre vjet. Pas lirimit të tij në 1953, Blake u kthye në Britani si hero por edhe si agjent i dyfishtë. Ai u dha sovjetikëve detaje për 40 agjentë të MI6, të cilët shkatërruan praktikisht rrjetin MI6 në Evropën Lindore. Në vitin 1961, veprimtaritë e spiunazhit të Blake u ekspozuan dhe ai u dënua me 42 vjet burg. Pesë vjet më vonë, ai shpëtoi dhe iku në Moskë. Në vitin 2007, ai u nderua me Urdhrin e Miqësisë nga Vladimir Putin.

Henri Déricourt

Lindur në vitin 1909, piloti francez Henri Déricourt dyshohet të ketë qenë një agjent i dyfishtë i Luftës së Dytë Botërore. Më 1942, ai u largua nga Franca në Britani dhe iu bashkua Struktures së Operacioneve Speciale, që e dërgoi atë përsëri në Francë për të menaxhuar uljet sekrete të avionëve dhe transportimin e agjentëve të Struktures së Operacioneve Speciale. Sidoqoftë, kur disa agjentë britanikë dhe luftëtarë të rezistencës franceze u arrestuan nga Gestapo, Struktura e Operacioneve Speciale filloi të dyshojë se ai ishte infiltruar si një agjent i dyfishtë. Nëse Déricourt ishte agjent i dyfishtë mbetet i paqartë edhe sot e kësaj dite. Ai u arrestua në 1946, por u lirua dy vjet më vonë. Ai u deklarua i vrarë në një aksident ajror në Laos në 1962, por sipas disa të dhënave, ai mund të kishte inskenuar vdekjen e tij për të filluar një jetë të re nën një emër të ri, pasi trupi i tij nuk u gjet kurrë.