Histori

Hebrenjtë e Revolucionit bolshevik në Rusi - Nga Albana Lifschin

Albana Lifschin - Charlotte, North Carolina

Në vitet e para pas mbërritjes sime në New York City, nisa një institut dy vjeçar biznesi. Pedagogu i lëndës së matematikës ishte një zotëri hebre, emigrant nga Rusia. Në një bisedë të lirë pas mësimit na tregoi se kishte ardhur si azilant pasi hebrejtë nuk i duan në vendin e tij. “Shoqëria ruse kërkon që ata të largohen nga toka e ish-Bashkimit Sovjetik”, tha ai.

Ky fakt më pat habitur atëherë dhe fillova të hap librat. Përse ky sentiment kundër “jewish people” i shpërndarë gjërësisht tek popujt e ish-Bashkimit Sovjetik?

***

Në natën e 16-17 Korrikut 1918, një skuadër e policisë sekrete ekzekutoi perandorin e fundit të Rusisë, Car Nikollën II, sëbashku me gruan, djalin dhe katër vajzat. Jeta e tyre u këput nga një breshëri zjarri në bodrumin e një shtëpie në Ekaterinburg- qytet në Urale ku mbaheshin të burgosur. Jeta e vajzave mbaroi nën bajonetë. Njeriu që mbikëqyri ekzekutimin ishte Yakov Yurovski, pikërisht ai që pushkatoi Carin. Kufomat i larguan prej andej dhe i varrosën me nxitim në një varr të fshehtë. Autoritetet bolshevike deklaruan fillimisht që perandori u vra pas zbulimit të një komploti për çlirimin e tij. Për një farë kohe eliminimi i perandoreshës dhe fëmijëve të tij u mbajt sekret. Historianët sovjetikë për vite me radhë emrin e Leninit e mbajtën larg kësaj masakre.

Në 1990 historiani Eduard Radzinski njoftoi rezultatin e hetimit të tij të detajuar rreth ngjarjes. Ai zbuloi kujtimet e truprojes të V. I. Leninit, Aleksei Akimovit, që kishte dorëzuar personalisht urdhërin e ekzekutimit. Telegrami ishte firmosur gjithashtu edhe nga kryetari i komitetit ekzekutiv të qeverisë sovjetike Jakov Sverdllov (1917-1919). Akimov kishte ruajtuar origjinalin e telegramit si dokument i një urdhëri sekret të rëndësishëm.

Leon Trocki, kishte zbuluar kohë më parë se vendimin për të vrarë Carin bashkë me familjen e tij e kishin marrë Lenini dhe Sverdllovi sëbashku. Duke rikujtuar bisedën e vitit 1918, Trocki kish shkruar:

“Vizita tjetër e imja ndodhi pas rënies së përkohshme të Ekaterinburgut tek forcat antikomuniste. Duke biseduar me Sverdllovin, në kalim e pyeta:

“Ah, po... Dhe ku është Cari tani?

“Mbaroi”, u përgjigj ai. “U pushkatua.”

“Po familja?”

“Bashkë me të.”

“Të gjithë?”

“Të gjithë. “

Dhe më pas Trocki pyeti se kush e kishte marrë vendimin.

“Ne vendosëm. Vladimir Iliçi besonte që nuk duhet t’u linim të Bardhëve një flamur të gjallë rreth të cilit ata të mblidheshin, veçanërisht në ato rrethana të vështira.

“Nuk pyeta më tutje. Çështja konsiderohej e mbyllur”.

(Nga “Ditët e fundit të Romanovëve” shkruar nga gazetari Robert Wilton, korespondent i “London Times” në Rusi për 17 vjet, botuar në 1920 dhe ribotuar nga Instituti i Studimeve historike. Libri i Wiltonit mbetet një nga më të saktët në përshkrimin e ngjarjeve dhe eliminimin e familjes perandorake të Rusisë).

Familja perandorake ruse Romanov

* * *

Megjithëse zyrtarisht hebrenjtë asnjëherë s’kanë përbërë më shumë se 5% të popullsisë në Rusi, ata luajtën një rol vendimtar në regjimin e porsalindur bolshevik rus, në dominimin e qeverisë sovjetike në vitet e para të saj. Me përjashtim të Leninit (Vladimir Uljanov) shumica e udhëheqjes së komunistëve  rusë që morën në dorë kontrollin e Rusisë në vitet 1917-1920, ishin hebrej:  Leon Trocki (Lev Bronstejn) i cilësuar si komisar i komisarëve të Ushtrisë së Kuqe dhe për një kohë shef i Marrëdhënieve me Jashtë; Jakov Sverdllov (Solomon), sekretar ekzekutiv si edhe për një kohë kryetar i Komitetit Qëndror Ekzekutiv; Grigori Zinoviev drejtoi Kominternin, agjensinë qëndrore për shpërndarjen e revolucionit në vende të tjera. Të tjerë hebrenj të shquar përfshirë komisarin për shtypin Karl Darek (Sobelson), komisarin për Marrëdhëniet me Jashtë, Maksim Litvinov (Wallach), Lev Kameniev (Rosenfeld) dhe Moisi Uritski.

Lenini vetë kishte një përqindje hebre nga nëna. Gjatë transformimit në internacionalist ai i shikonte kulturat etnike dhe besnikërinë ndaj tyre me përbuzje. “Një njeri inteligjent është gjithmonë hebre, ose dikush që ka gjak hebreu në venat e tij”, shprehej Lenini.

Në Prill 1917, treni i mbyllur që vinte nga Zvicra sillte Leninin me 165 të tjerë. Në mes tyre 23 ishin rusë, 3 gjeorgjianë, 4 armenë, një gjerman dhe 128 hebrenj. Në të njejtën kohë Trocki vinte nga SHBA i shoqëruar nga 300 hebrenj të Nju Jorkut (East end NY) për t’iu bashkuar partisë bolshevike. Kështu nën Leninin (emri i lindjes Uljanov) dhe nën Leon Trockin (emri i lindjes Bronstejn), një numër relativisht i vogël hebrenjsh, robër të ideologjisë marksiste, të trajnuar mirë jashtë u bënë zotër të Rusisë. 

Disa individë së bashku me Sverdllovin luajtën një rol të dukshëm në revolucionin e Tetorit 1917, duke marrë në duart e tyre aparatin shtetëror. Në Encikopedinë universale të hebrenjve ata janë cilësuar si bashkë-themeluesit e komunizmit rus, e jo Lenini e Stalini.  Këta dy të fundit janë quajtur gjysëm-hebrenj. Për më tepër, Stalini u martua me një “jewish lady|”, vëllai i së cilës qe Lazar Kaganoviçi.  Me firmën e këtij të fundit u zhdukën miliona kristianë. Ai qe njeriu që digjte katedralet e publikonte deklaratat e tij në gazetat ruse se “kështu po krijonte një botë të re”. Qe njeriu i lidhur me Stalinin më ngushtë se kushdo tjetër.

Gjithsesi, gjatë viteve 1918-1919, nga 556 funksionarë të rëndësishëm të shtetit Bolshevik, 457 ishin hebrenj, 17 ishin rusë, 2 ishin ukrainas, 11 armenë, 35 lituanezë, 15 gjermanë, 1 hungarez, 10 gjeorgjianë, 3 polakë, 3 finlandezë. Komisariatet e para sovjetike ishin të mbushura gjërësisht me hebrenj dhe komisari i komisarëve ishte Leon Trocki (një hebre  ateist e radikal, që kur ishte me azil në Nju Jork  e kalonte kohën me aktivitete  komuniste bashkë me hebrenj të tjerë  të ardhur nga Evropa Lindore.

Një mbledhje e fshehtë

Dy javë para revolucionit bolshevik të Tetorit 1917, Lenini organizoi një mbledhje të fshehtë në Petërsburg (Petrograd) ku udhëheqësit kyç morën vendim për marrjen e pushtetit me dhunë. Nga 12 vetë që morën pjesë në këtë mbledhje 4 ishin rusë (përfshirë këtu edhe Leninin), një gjeorgjian (Stalini) një polak (Xherxhinski) dhe gjashtë të tjerë ishin hebrenj. Ata që drejtuan marrjen e pushtetit u zgjodhën nga politbyroja ishin 7 vetë; nga ata dy rusë (Lenin dhe Bubnov), një gjeorgjian (Stalini) dhe katër hebrenj (Trocki, Sokolnikov, Zinoviev dhe Kameniev).

Stalini, Lenini, Trocki

* * *

Vëzhguesit e mirëinformuar brenda dhe jashtë Rusisë cilësuan rolin vendimtar që luajtën hebrenjtë në bolshevizëm. Winston Churchill në një artikull botuar në 8 Shkurt 1920, në “London Sunday Herald”, paralajmëronte se Bolshevizmi është një konspiracion i përbotshëm për përmbysjen e civilizimit dhe ndërtimin e një shoqërie... të një barazie të pamundur”. Dhe më tej vazhdonte: “S’është e nevojshme të egzagjerohet roli që luajtën hebrenjtë në krijimin e Bolshevizmit dhe aktualisht në realizimin e revolucionin rus, të cilët në pjesën më të madhe ishin ateistë”.

David R. Francis ambasadori amerikan në Rusi, njoftonte Washingtonin në Janar të 1918: “Udhëheqësit bolshevikë këtu, shumica e të cilëve janë hebrenj dhe 90 përqind e tyre të kthyer nga azilet, (Trocki vetë qe kthyer nga Nju Jorku sëbashku me 300 të tjerë) nuk i ha meraku për Rusinë apo ndonjë vend tjetër. Ata janë internacionalistë dhe përpiqen të fillojnë një revolucion social në të gjithë botën. Ambasadori i Holandë në Rusi, Oudendyke,  bënte të njejtin konkluzion disa muaj më vonë: “Veç nëse shkatërrohet  menjëherë që në filiz, ndryshe  Bolshevizmi do të shpërndahet në një formë a një tjetër në Evropë dhe në të gjithë botën - i organizuar nga hebrenjtë që nuk kanë komb dhe që kanë një qëllim: të shkatërrojnë  rregullin egzistues për përfitim të tyre.

“Revolucioni Bolshevik - deklaronte një gazetë udhëheqëse në komunitetin amerikano-hebre në Amerikë (1920) - ishte në një pjesë të madhe produkt i mendimit hebre, pakënaqësisë hebreje dhe përpjekjes së hebrenjve për rikonstruktim”.

* * *

Në vitet para Revolucionit të 1917, hebrejtë ishin shpërndarë në mënyrë disproporcionale në partitë e së majtës në Rusi. Ata e urrenin regjimin e carit për arsyet e tyre. Nga fuqitë udhëheqëse të Evropës Rusia ishte vendi më konservator dhe anti hebre. Hebrenjtë nuk lejoheshin të banonin jashtë rajonit të caktuar për ta (Pale of settlement).  Në një libër të sajin mbi hebrenjtë në Rusi gjatë shekullit 20, shkrimtarja ruse me origjinë hebre, Sonja Margolina kritikon ashpër rolin e hebrenjve në Revolucionin bolshevik duke e quajtur atë “mëkat historik”. Ajo thekson rolin e tyre në Gulagun sovjetik si edhe në shkatërrimin e kishave ruse dhe vazhdon: “Hebrenjtë e të gjithë botës përkrahën pushtetin sovjetik dhe heshtën para çdo kritike nga opozita. Entuziazmi i egzagjeruar i bolshevikëve hebrenj në nënshtrimin dhe shkatërrimin e Rusisë është një mëkat i cili do të sjellë hakmarrje. Pushteti sovjetik do të njehsohet me pushtetin hebre dhe urrejtja ndaj bolshevikëve do të kthehet në urrejtje kundër hebrenjve”- profetizonte ajo.

Menjëherë pas Revolucionit Bolshevik, mjaft hebrenj ishin euforikë për përfaqësimin e tyre të lartë në qeverinë e re. Politbyroja e parë e Leninit dominohej nga burra me origjinë hebre. Nën udhëheqjen e Leninit hebrenjtë hynë në të gjitha aspektet e revolucionit duke përfshirë edhe punët më të pista.

“Në Ukrainë hebrenjtë përbënin 80% të agjentëve të Çekas”, raportonte W. Bruce Lincoln, profesor i historisë ruse.

“Cilido që pati fatkeqësinë të binte në duart e Çekas” shkruante historiani Leonard Shapiro, - përfundonte i hetuar nga hetues hebrenj dhe vrarë po nga ata.

Igor Shafarevich, udhëheqës disident në dekadën finale të rënies së pushtetit sovjetik, matematicien rus me famë botërore,  aktivist i shquar i të drejtave të njeriut, kritikoi ashpërsisht rolin e hebrenjve në përmbysjen e monarkisë  së Romanovëve dhe vendosjen e regjimit komunist.

* * *

Dënim me vdekje pa gjyq

Disa muaj para marrjes së pushtetit, liderët bolshevikë mendonin ta sillnin perandorin para gjykatës që krimet e tij të publikoheshin hapur para se ta dënonin me vdekje. Historikisht precedenti egzistonte. Dy monarkë europianë humbën jetën pas gjykimit, Charles i Anglisë (i prenë kokën në 1649) dhe Luigji i 16-të i Francës që përfundoi në gijotinë në 1793. Në të dy rastet monarkët u dënuan me vdekje pas një gjykimi të gjatë, ndërsa Car Nikolla II as nuk u akuzua dhe as nuk u gjykua, por u ekzekutua fshehurazi në mes të natës. Ai që mbikqyri ekzekutimin e familjes perandorake ishte Yakov Yurovski, i cili personalisht pushkatoi carin. Për ta mbyllur këtë përshkrim, në murin e dhomës ku u bë masakra ishte varur një distik i poemës së Heinrich Heine në gjermanisht për mbretin Baltazar që ofendoi Jehovah dhe u vra pikërisht për këtë shkak.

Përse Lenini dhe Sverdllovi hoqën dorë nga planet e tyre për ta kaluar carin në gjyq? Sipas gazetarit të njohur anglez Robert Wilton, (në librin e tij të 1920) Cari dhe familja e tij u ekzekutuan pa gjyq sepse bolshevikët i trembeshin faktit që populli rus nuk do ta aprovonte kurrë vrasjen e carit.

Nga ana e tij Trocki e mbrojti masakrën si masë të nevojshme.  Ai shkroi: “Ashpërsia e këtij dënimi i tregoi gjithëkujt se ne do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë të pamëshirshme, pa u ndalur para asgjëje. Ekzekutimi i familjes së carit ishte i nevojshëm me qëllim që të trembeshin, të tmerroheshin dhe të mos mbetej asnjë shpresë tek armiqtë tanë. Por gjithashtu edhe për t’u treguar radhëve të luftëtarëve tanë se nuk kishte kthim mbrapa dhe përpara kishim ose fitoren ose humbjen”.

Car Nikolla II

Pak javë pas masakrës së Ekaterinburgut, gazeta e ushtrisë së kuqe deklaronte: “Ne do t’i vrasim armiqtë tanë me qindra, pa mëshirë, pa kursim. Le të jenë me mijëra, le të mbyten në gjakun e tyre...vërshime gjaku të borgjezisë. Sa më shumë gjak që të jetë e mundur!”.

Zinovievi në një miting në shtator të 1918 deklaronte eliminimin e 10 milion banorëve rusë: “Në 100 milion veta ne do të marrim me vete 90 milion, të tjerët duhet të asgjësohen”. Siç treguan ngjarjet, jo 10 milion siç parashikohej në fjalimin e tij retorik, por viktimat qenë shumë, shumë më tepër. Zor se gjen një regjim që të ketë marrë jetën e kaq shumë njerëzve të tij. Sipas dokumentave nga viti 1929 deri në 1952 nga 21.5 milion “armiq”, 1/3 u pushkatuan, pjesa tjetër u dënuan me burgim dhe mjaft prej tyre vdiqën.

Robert Wilton bënte këtë vlerësim: “E gjithë historia e Bolshevizmit në Rusi ka vulën e një invazioni të huaj”.  Vrasja e carit e planifikuar nga Sverdllov (që erdhi në Rusi si agjent i paguar i Gjermanisë) dhe e kryer nga Goloshchekin, Syromolotov, Safarov, Vojkov dhe Yurovski, nuk ishte akt i populllit rus, por i një pushtuesi armik. Në përpjekjen për pushtet pas vdekjes së Leninit në 1924, Stalini fitoi mbi rivalët e tij dhe eventualisht i eliminoi pothuajse të gjithë, përfshirë këtu Trockin, Zinovievin, Radekun dhe Kamenievin. Me kalimin e kohës dhe veçanërisht pas 1928, roli i hebrenjve në udhëheqjen e lartë ruse ra në mënyrë të dukshme.

Grigori Zinoviev

* * *

Me kolapsin dramatik të regjimit sovjetik, mjaft rusë filluan ta shohin të kaluarën para erës komuniste, në mënyrë më të kujdesëshme. Ndërsa është e vërtetë që pushteti i Carit ishte absolut, që vetëm një minoritet kishte rol të rëndësishëm dhe një masë e madhe e shtetasve të perandorisë ishin fshatarë, duhet thënë që rusët gjatë regjimit të Car Nikollës II, kishin liri besimi, liri shtypi, mbrojtje të pronës private, liri mbledhjesh dhe unione të lira pune.

Në prag të Luftës së Parë Botërore ekonomia ruse po lulëzonte si asnjëherë. Në fakt, nga periudha 1890 deri 1913, eksportimi i grurit rus ushqente gjithë Evropën. Në dekadën e fundit të jetës nën Carin, Rusia pa një lulëzim të jetës kulturore.

Në 75 vjetorin e masakrës (në Korrik 1993) rusët përkujtuan jetën, vdekjen dhe trashëgiminë që la pas perandori i fundit, Car Nikolla II. Rusët i mundonte pyetja se “si qe e mundur që bolshevikët - një lëvizje e vogël e udhëhequr nga mësimet e   filozofit gjermano-hebre Karl Marks, fitoi në rrëzimin e pushtetit të carit dhe vendosi një regjim të egër despotik mbi popullin e vet?”

Sipas një sondazhi të bërë në 1991 për opinionin publik, rezultoi se shumica e rusëve kërkonin që të gjithë hebrejtë të largoheshin nga Bashkimi Sovjetik.

Në vitet ’90 e më pas, nga një vështrim i kujdesshëm në të kaluarën një veneracion i paparë për Car Nikollën II përfshiu Rusinë.  Tre ndër katër veta e konsideronin ekzekutimin e carit si një krim të shëmtuar. Njerëzit zunë të blejnë portretin e tij në rrugët e Moskës, St. Petërburgut dhe në qytete të tjera. Portretin e tij e gjeje të varur në muret e apartamenteve dhe shtëpive. Në fund të viteve 90, një shitës u shpreh: “Unë personalisht kam shitur 4000 mijë kopje të fotografisë së Carit, njëherësh... Kjo që po ndodh është si eksplozion”. Shumë rusë ortodoksë e respektonin figurën e Car Nikollës II si martir...” Qytete që kishin patur emër tjetër në kohën e Carit u rikthyen tek emrat e vjetër. Dhe madje emblema sovjetike me drapër e çekan u zëvëndësua me shqiponjën me dy krena të Carit. 

©Albana Lifchin

(Nga shënime historike e publicistike).