Masakra e Shën Bartolomeut - Nga Saimir Kadiu

Saimir Kadiu
450 vjet më parë, më 24 gusht 1572, rreth orës 2:30, bie në Paris këmbana e kishës së Saint-Germain l'Auxerrois.
Ky është fillimi i asaj që njihet botërisht si Masakra e Shën Bartolomeut; një masakër e paparë në histori, nga të cilat viktimat, tre deri në katër mijë vetëm në Paris dhe gati dhjetë mijë në të gjithë Francën, ishin protestantët...
Në gusht 1572, martesa e Marguerite de Valois, "Margot", me Henry de Navarre protestant, nuk pati efektin e dëshiruar. Edhe pse zyrtarisht të paqëtuar, marrëdhëniet midis katolikëve dhe protestantëve vazhdonin të përkeqësoheshin.
Më 22 gusht, Gaspard de Coligny, një udhëheqës protestant, u qëllua me hark nga dritarja e shtëpisë së një familje të afërt me Guise. Protestantët akuzuan katolikët për këtë sulm, por duke shkuar përsonalisht në qendër të Coligny, mbreti Charles IX arrin të qetësojë shpirtrat duke premtuar se drejtësia do të bëhej. Por paralelisht, një nga skenat më të tmerrshme të historisë së Francës po përgatitej prapa skenave.
Fuqia politike katolike, nga frika e hakmarrjes së protestantëve, hartoi një listë të drejtuesve ushtarakë të partisë Huguenot për t'u eleminuar.
Më 23 gusht, një këshill i posaçëm u mblodh rreth mbretit, duke përfshirë Nënën Mbretëreshë, Katerina de Medici dhe Dukën e Anjou (që do të bëhej më vonë Henry III).
Vendimi për të eleminuar udhëheqësit e Huguenot, me përjashtim të princave, u mor aty. Komplotistët morën një listë të "burrave për t'u vrarë" dhe prisnin urdhrin për të ndërmarrë veprimet, të cilat fillonin me sinjalin e dhënë nga këmbana e Saint-Germain l'Auxerrois e cila bie gjatë natës së 23 deri në 24 gusht 1572.
Një nga viktimat e para është Gaspard de Coligny, i vrarë në dhomën e tij para se të tentojë të hidhet nga dritarja...
Mes udhëheqësve protestantë, vetëm dy Princa, Henry de Navarre (i ardhshmi Henry IV) dhe Henry I de Bourbon, Princi i Condé, u kursyen me kushtin që ata të mohojnë fenë e tyre. Fisnikët protestantë, të cilët jetonin në Louvre, u evakuuan dhe u masakruan në rrugët e Parisit. Parisienët, të alarmuar nga zhurma e operacionit vdekjeprurës, akuzuan protestantët se ishin në origjinën e këtyre telasheve dhe filluan t'i ndiqnin. Protestantët do të masakroheshin më pas, pavarësisht nga mosha, gjendja apo seksi.
Thirrjet për qetësi të nisura nga Mbreti, që në mëngjesin e 24 gushtit, nuk arritën t'i japin fund masakrës që do të zgjaste disa ditë. Paralelisht, lajmi për masakrën përhapet në të gjithë territorin, dhe histeria vrasëse prek qytete të tjera (Orléans, Lyon, Rouen, Bordeaux, Toulouse ...) deri në shtator 1572.
26 gusht 1572, përpara Parlamentit, Charles IX mban mbi vete përgjegjësinë e masakrës, gjë që motivohet nga nevoja për t'i dhënë fund komplotit kundër personit të tij të përgatitur nga Gaspard de Coligny.
Edhe pse ai u pajtua, nën presionin e Nënës Mbretëreshë Katerina de Medici, përgjegjësia e mbretit, megjithatë, nuk është provuar. Ai do të kishte qenë më i prirur ta deklaronte veten përgjegjës për këto akte, me qëllim që të mbronte vëllanë e tij, Henri III, i cili mori pjesë në mënyrë aktive në natën e Shën Bartolomeut.
Duhej pritur përfundimi i Ediktit të Bulonjës, korrik 1573, që lufta e katërt e fesë, e shkaktuar nga Nata e Shën Bartolomeut të përfundonte.











