Përparim Kapllani: Akupara, Kapitulli 3 nga romani Grimca të kujtesës
Mё nё fund e kishin sjellё nё dhomёn e vet ku ndodheshin edhe shtatё pacientё tё tjerё. Dy prej tyre flinin si tё vdekur, me gojёt e hapura, nga ku u dukeshin dhёmbёt e nxirё dhe tё krimbur. Njё gёrhimё e rёndё gati sa nuk tundte muret. Njё tjetёr bёnte ecejake ndёrmjet shtretёrve, duke kёnduar me zё tё ulёt. Nё fytyrё kishte njё dritё tё magjishme kёnaqёsie, qё dukej sikur i vinte nga njё botё krejtёsisht e panjohur, qё nuk kishte asnjё lidhje me mjedisin nё tё cilin ndodhej. Njё burrё rreth tё tridhjetave ishte mbledhur kutullaç mbi shtrat dhe shtrёngonte jastёkun nё gjoks me krahёt e dobёt. Tё jepte pёrshtypjen se po pёrjetonte njё pёrqafim misterioz me njё grua tё padukshme. Pacienti ngjitur krruante kokёn dhe me thonjtё e gjatё dhe tё nxirё pёrpiqej tё kapte morrat nё flokёt e trashur nga yndyra dhe pisllёku. Fytyrёn e kishte tё mbuluar nga puçrat, disa nga tё cilat kishin filluar tё qelbёzoheshin.
Isai ndjeu dhjetёra gjilpёra tё holla t’i çponin tё gjithё trupin. Kishte alergji ngjitёse, sa herё qё sytё i ndeshnin nё diçka tё pёshtirё. Vuri duart nё dy anёt e krevatit prej hekuri dhe mblodhi forcat qё tё ngrihej. Krisja e thatё e sustёs sё ndryshkur i çpoi veshёt. Ndjeu njё dёshirё tё papёrmbajtur qё tё dilte prej andej njё orё e mё parё. Veshi shapkat dhe tёrhoqi kёmbёt ngadalё. Edhe zinxhirё tё kishte tё lidhura nё kyçe, kockat nuk do t’i dhimbnin aq shumё.
Hekurat e dritares i jepnin dhomёs pamjen e njё kafazi tё kopshtit zoologjik. Mjekёt nuk parashikonin dot se çfarё mund tё bёnin pacientёt nё gjendje depresioni. Shpesh mjaft prej tyre gjendeshin nё njё situatё aq tё mjerё, saqё tentonin vetёvrasjen. Dhoma e shtrimit gjendej nё katin e parё dhe dritarja shikonte nё krahun e prapёm tё spitalit, nga ku dukej oborri, si nё pёllёmbё tё dorёs.
Muri rrethues ishte i ndёrtuar me tulla, tё cilave u kishte dalё boja e gёlqeres dhe ishin plasaritur vende vende nga agjentёt atmosferikё, por ishte i lartё mbi tre metra. Ndoshta hera e fundit qё ishte lyer, mund tё kishte qenё dita e inaugurimit tё spitalit, afro njёzet vjet tё shkuara. Rrёzё murit ishin vendosur stola tё stёrgjatё, mbi tё cilёt ishin ulur disa nga pacientёt. Secili prej tyre dukej sikur ishte zhytur nё botёn e vet, me vёshtrimet e humbura nё hapёsirё dhe duart e kryqёzuara mbi gjunjё. Nga dhjetё pacientё tё mbledhur nё qoshen verilindore tё oborrit, vetёm njёri kishte veshur njё palё shapka tё shqyera. Te tjerёt ishin zbathur. Shputat dhe mollёzat e gishtave tё kёmbёve u kishin formuar njё shollё tё zezё dhe tё ashpёr. Tё gjithё ishin tё parruajtur dhe tё palarё prej javёsh. Uniformat qё mbanin veshur ishin tё grisura dhe vetёm emrin kishin tё tillё, pasi ishin njё kombinim xhaketё-pantallona gjithёfarёsoj. Njё pacient me flokё ngjyrё kafe qё ishte ulur kёmbёkryq nё mes tё oborrit, kishte veshur njё xhaketё pizhamash me vija ngjyrё kafe dhe tё bardha, por pantallonat i kishte ngjyrё blu. Njё pacient esmer pinte duhan, i ulur kёmbё pёrmbi kёmbё nё njё stol, disi mё i shkёputur nga tё tjerёt. Ky kishte veshur njё palё pantallona blu tё errёt. Tre tё tjerё ishin krejtёsisht pa pantallona dhe xhaketa e zbёrdhylura mezi u mbulonin organet gjenitale.
Nё kontrast me dhomёn e tejmbushur nga kutёrbimi mbytёs i trupave tё pacientёve, oborri jepte ndjesinё e lirisё. Rrezet e diellit ngrohnin lumturisht njёsoj atё grumbull shpirtrash dhe ajri i pastёr u freskonte mushkёritё. Ndёrsa po bёhej gati tё largohej nga dritarja, syri i zuri diçka tё rrumbullakёt dhe tё murrme qё po dilte nga njё e çarё horizontale nё mur. Zgurdulloi sytё pёr tё parё mё mirё… Gjallesa kishte formёn e njё guri petashuq, qё kishte ngecur mes tullave e pёrpiqej tё lёvizte. Kokёn e kishte nё formёn e kokёs sё gjarpёrit, qё hynte e dilte nga njё guackё e murrme me kuadrate tё verdhё.
Isai nёnqeshi me ngazёllim dhe nxitoi hapat.
Qenka njё breshkё! Pёr atё zot, qenka njё breshkё! Klithi me zё.
Nuk e mbante mend, se kur ishte hera e fundit qё kishte parё ndonjё mace apo qen, por njё breshkё nё oborr as qё e kishte imagjinuar kurrё. Ishte njёsoj sikur tё shihje ndonjё alienth tё ardhur nga kozmosi nё njё minianije guackore. Nё qoshet dhe korridorёt e spitalit syri i kishte kapur minj tё vegjёl, por ato kafshё tё hirta veçse ia shtonin zymtёsinё e shpirtit dhe nuk i ngjallnin kurrfarё kёnaqёsie. Breshka si gjallesё ishte ndryshe dhe nuk kishte asnjё tё krahasuar me minjtё e pistё. Breshkёn mund ta mbaje nё dorё dhe mund tё mos ndoteshe. Ajo kafshё e heshtur dhe paqёsore i solli nё mendje kujtimet e fёmijёrisё. Gjyshja njёherё i kishte treguar se ushtarёt italianё kur kishin pushtuar fshatin, nuk kishin lёnё breshkё pa kapur, tё cilat i zjenin dhe mё pas i gatuanin, gjё qё binte ndesh me zakonet e fshatarёve vendas, tё cilёt i preknin breshkat vetёm kur donin tё loznin me to.
Sapo doli nё oborr, dielli i paradites i vrau sytё. Me qepallat gjysёm tё mbyllura, pa parё majtas a djathas, Isai e mbajti frymёn ndanё murit, aty ku breshka kishte ngecur, duke dhёnё e marrё me kёmbёt e pёrparme, por pa mundur qё tё shtyhej pёrpara. Isai e tёrhoqi ngadalё, duke u munduar qё faqet anёsore tё vrimёs tё mos e gёrvishtnin kafshёn e gjorё. E mori nё duar dhe me gjunjёt e mbёshtetur nё tokёn, vazhdonte ta shikonte si gjёnё mё tё rrallё nё botё. Kur po bёhej gati tё ngrihej, ndjeu dikё ta kapte si me darё nga supi. Njё burrё shtatlartё dhe me flokёt e zinj tё lёpirё pas kokёs gati sa nuk i zuri dhe atё copё diell qё shndriste mbi oborr. Burri ishte veshur me uniformёn e infermierit dhe po i tundte gishtin kёrcёnues nё shenjё kёrcёnimi. Ishte Fatmiri, infermieri i turnit. Ndjeu dёshpёrim nё zemёr dhe duart po i dridheshin. Ishte e çuditshme qё infermieri mё i dhunshёm i spitalit t’i shfaqej parasysh pikёrisht nё atё moment. Tё sёmurёt e tjerё ishin bёrё kureshtarё dhe po ndiqnin me kёrshёri atё skenё qё dukej si e improvizuar nё çast.
“Sille kёtu!”
Zёri i vrazhdё i infermierit i pёrshkoi trupin. Njё drithёrimё frike e kaploi nga koka tek kёmbёt. Hodhi sytё nga tё sёmurёt e tjerё, si pёr tё marrё miratimin e tyre tё heshtur, por pamja e tyre edhe mё kёrcёnuese e meku tё tёrin. Njё pacient vetёm me njё xhaketё hedhur supeve dhe pothuajse lakuriq nga brezi e poshtё u afrua ngadalё, duke thithur vrullshёm njё bisht cigareje.
“Breshkёn e quajnё Akupara! Pse na e merr Akuparёn, mor burrё? A e di ti qё nё mitologjinё indiane Akupara mban botёn nё kurriz???” Trupi gёrdallё ju shkund nga njё e kollitur e fortё. Qёroi gurmazin me sa fuqi kishte dhe pёshtyu para kёmbёve tё infermierit.
“Bёj kёshtu siç them unё,” iu hakёrrua infermier Fatmiri, pa ja hequr sytё Isait qё ende ishte nё mёdyshje me breshkёn nё duar. Zёri i infermierit tingёlloi mё frikёsues se normalisht. Mustaqet spic sikur ju holluan edhe mё nёn hundё. Kёtё herё Fatmiri nuk kishte kamzhik me vete, as edhe shkopin prej druri, me tё cilin eglendisej nё tё shumtёn e kohёs.
“A e di si quhet latinisht kjo breshkё? “Testudinata”! Breshkat janё gjallesat mё tё hershme nё Tokё. Janё shfaqur qё para 250 milionё vjetёsh. Ka mbi 300 lloje sysh, por kjo ёshtё e llojit ‘caretta’!” tha me tё shpejtё pacienti gjysёm lakuriq. Atij ia kishin vёnё nofkёn “mёsuesi”. Para se tё shtrohej nё spital, kishte punuar si mёsues biologjie nё gjimnaz.
“Mjaft!” ulёriti Fatmiri, ndёrsa ja rrёmbeu Isait breshkёn nga duart.
Pacientёt e tjerё ishin ngritur nga stolat dhe kishin formuar njё rreth tё mbyllur. Infermier Fatmiri çau me bёrryla rrethin dhe u fut nё ndёrtesёn e spitalit.
Pacientёt kishin ngelur tё shastisur nё mes tё oborrit, pa ditur se çfarё tё bёnin. “Mёsuesi” dukej mё i revoltuari nga tё gjithё. Ngriti dorёn hollake drejt kupёs sё qiellit, sikur po kёrkonte ndihmё nga ndonjё fuqi e mbinatyrshme. Tё sёmurёt e tjerё u ngjanin mё shumё hijeve, pasi as nuk flisnin dhe as bёnin ndonjё gjest. Thjesht prisnin si spektatorё tё durueshёm se çfarё do tё ndodhte.
“Na e arrestuan ‘Akuparёn” pёr agjitacion dhe propagandё!” deklaroi me ton solemn “Mёsuesi”. Sytё e picёrruar nga qielli befas u kthyen nga Isai, qё tashmё ishte bёrё sa njё grusht njeriu nga frika e ndonjё hakmarrjeje tё mundshme prej tё sёmurёve tё tjerё. “Ne nuk do ta lёmё me kaq! Tё gjithё nё kor tё kёrkojmё lirinё e Akuparas!”
Zёri i “Mёsuesit” ishte aq urdhёrues, sa njёri nga pacientёt filloi tё mёrmёriste “Akupara”. Zёri i doli i dobёt, por shumё shpejt atij iu bashkuan zёra tё tjerё. Nё fillim njё pacient, pastaj tre …dhe nё pak sekonda nё oborr po dёgjohej njё kor prej nёntё vetёsh.
“A…KU..PA..RA!” “A..KU..PA..RA!”