Ciklopi - Nga Sulejman Mato
Unë jam Ciklopi
me një sy në ballë
e që sipas tyre,
haja njerëz të gjallë.
Një mbret dinak
me emrin “Odise”.
U fut ne shpelle,
piu verë,
hëngri mish të pjekur në hell,
e më pas si hajni,
në ikje,
më nxorri të vetmin sy.
Në errësirë m’i shndërroi malet, mbiqiellin dhe yjet.
Vetëm fyelli im vajtimtar më jep çdo ditë
ngushëllim dhe dritë.
Dhe ka tremijë vjet
që qëndroj brenda kesaj legjende,
si “përbindësh” me një sy,
dhe ka tremijë vjet
që më ndjek
fantazma e një kali te zi,
bashke më fantazmën
e shpikësit të tij.
***
M’i shqyen sytë e m’i bënë rrema,
e më pas çanë tutje deteve pakufi.
Po më e keqja erdhi
kur shpifën për mua,
se gjoja unë isha përbindësh me një sy.
Mbetën sytë e mi
si dy lakuriqë nate,
sirenat këndonin atë ditë mynxyre.
Ai që e quante veten mbret,
Ishte bari derrash i ishullit Itaka
Mbret isha unë,
mbret i maleve të mia
të larta.
Qysh nga ajo ditë kanë rënë shumë kometa
dhe toka është rrotulluar pa pushim.
Të gjithe te verbërit e botës janë harruar,
kam mbetur veç unë
dhe Homeri im.
© Sulejman Mato