Blog

Qokat akademike në kurriz të Skënderbeut

 Virgjil Kule shkruan në Facebook:

Në vitin e Skënderbeut po bëhet një cikël ligjëratash gjoja "madhore" që nuk sjellin asgjë me peshë për heroin. Tema të cekëta, tema periferike, tema pa limfë analitike. Lektorët duartrokasin njëri-tjetrin siç kanë bërë vite me radhë duke radhitur dokumente e ngjarje të njohura e të stërnjohura pa thënë as shkaqet, as pasojat dhe as lidhjet midis tyre. Vazhdohet me histori pllakateske, sforcime të kota në një rrugë qorre, në një kohë që është e hapur rruga tjetër, ajo e depërtimit në thelbin jetësor dhe sociologjik të njeriut Skënderbe. Kështu ai do të bëhet akoma më i dashur dhe burim frymëzimi për shqiptarët. Organizatorët duket se kanë prioritet jo zbulimin në thellësi të figurës së Skënderbeut, por bërjen e qokave akademike ndaj atyre që, po të kishin gjëra të reja për të thënë, do t'i kishin thënë me kohë.

Tagged under Virgjil Kule