Ylli Dylgjeri: Pse Hollanda kundër!
Dje u dha lajmi: Hollanda kundër votës për integrimin tonë!!!!
Turpi për hollandezët, e jo për ne!
Ne ua kemi bëre qokat.
Të parin e qeverisë e kemi si Van Gogh-un tuaj, themelues të pikturës moderne.
Të parin e opozitës e kemi të banuar, të shkolluar, e të edukuar në Hollandë.
Të parin e Tiranës e rritëm me fonde hollandeze.
Bahçet i mbollëm me tulipanë.
LGBT- ja te ne të bën hatanë...
Ju atje, i mbyllët 20 burgje.
Ne këtu i hapëm.
Te u nuk gjen qen e mace rrugëve.
Ne i kemi kudo nëpër këmbë.
Ju me biçikleta, Ne me paliçeta.
Ç’doni më?
Atëhere ju merritoni revolta.
Revolta në rruge. Le te prijë LGBT... Ne pas.
Erdhi dita tu tregojmë se edhe ne kemi të pasme!
Të gjithë te sheshi!





















