Blog

5 iluzionet që mbajnë peng shqiptarët

 Ledian Droboniku

Organizimi i shqiptarëve rreth një projekti të ri kombëtar, pengohet nga disa iluzione që kasta shpërndan në popull:

  1. "Shpëtimi do vijë nga të huajt". Ky është iluzioni më i rrezikshëm sepse vë popullin në gjumin e vdekjes. Në erën e konkurencës globale askush nuk do partnerë, por vetëm vasalë. Prandaj duhet forcuar sovraniteti kombëtar, politik, ekonomik e ushtarak.
  2. "Shpëtimi do vijë nga partitë e tranzicionit". Këto nuk janë parti por brigada plaçkitëse që mbledhin pas vetes llumin e vendit, oportunistë, mediokër, militantë, hajdutë e injorantë. Këto parti janë kompromentuar në ADN dhe duhen shkrirë për të lejuar krijimin e partive të reja.
  3. "Populli do shpëtojë nëse dele-gon pushtetin si sot". Populli duhet të kuptojë se e vetmja garanci për popullin është vetëm populli. Prandaj ai duhet të kërkojë instrumenta për kontroll të shtetit dhe vendimmarrje të politikave publike. Pra demokraci autentike e jo partitokraci. Dele-gimi i pushtetit pa kontroll si sot, do vijojë premtimet e mashtrimet pa fund e pa ndëshkim.
  4. "Shpëtimi do vijë nga lart". Të gjithë presin liderin shpëtimtar si popujt mesjetarë prisnin mesinë. Populli duhet të organizohet rreth ideve dhe njerëzve të rinj, që nuk dalin nga kanalet e sistemit, mediat, partitë, ojf apo paratë e sistemit.
  5. "Shpëtimi do vijë me këtë sistem ekonomik". Ky sistem ekstrem ekonomik u krijua nga kasta kundër popullit. Vendi ka nevojë për ekonomi prodhimi e kapitalizëm social. Për shtet dinjitoz e treg të lirë, pronë private e shërbime publike. Por një shtet dinjitoz nuk krijohet nga lart, por me pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve. Nëse një pjesë e popullit del nga kthetrat e propagandës e kërkon një ndryshim të vendit, ai proces mund të nisë. Por nëse energjitë hidhen kot me sllogane nga barrikadat e partive, skllavëria do vijojë gjatë.