Blog

Ethem Ruka: Gjella me kripë e kripa me karar!

Profesor Ethem Ruka është tërhequr prej politikës, por aspak prej shkencës. Përveçse drejton një universitet privat, Ethem Ruka është aktiv në Facebook përmes këshillave të tij mbi tema të ndryshme të jetës së përditshme, të cilat sigurisht kanë baza shkencore. Ja çfarë shkruan profesori:

Kujdes me konsumin e kripës së gjellës!

Parlamenti francez po përgatit ligjin për taksën e kripës në ushqime! Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë norma ditore për kripën e gjellës është vetëm 5 g. Sipas statistikave francezët konsumojnë mesatarisht 10-12 g kripë në ditë. Kripa e gjellës është një faktor rëndues për sistemin kardiovaskular veçanërisht për hipertensionin artetial. Praktikisht autoritetet mjekësore franceze raportojnë se të paktën 12 milionë njerëz vuajnë nga hipertensioni vetëm në Francë. Po tek ne, sa është konsumi ditor i kripës? Askush nuk mund të japë një statistikë të saktë, por me sa duket është më i madh se konsumi ditor i francezëve. A duhet marrë edhe te ne të paktën një fushatë sensibilizuese për të ulur konsumin e kripës. Mendoni se kjo gjë është e mundshme edhe te ne?

***

Apelina, hormoni që rivendos masën muskulare të të moshuarve.

Humbja e masës muskulore të lidhur me moshën ose sarcopenia, mund të sjellë pasoja të rënda që kanë të bëjnë me rrëzimin, thyerjen e kockave etj. Sot për sot nuk ka asnjë mjekim që të ndalë këtë dukuri. Megjithatë ka një shpresë e cila mbështetet në një molekulë të vogël hormonale që prodhohet nga muskujt dhe indi dhjamor në gjendje aktiviteti. Kjo molekulë quhet apelinë. Me moshën, sasia e apelinës pakësohet. Eksperimentet kanë treguar se trajtimi i minjve të plakur me këtë molekulë përmirëson masën muskulore. Kërkuesit shpresojnë ta përdorin këtë molekulë për të restauruar kapitalin muskulor të të moshuarve.

***

Mendoni se një gotë alkool herë pas here bën mirë? Gaboheni!

Sipas një artikulli të botuar më 24 gusht në revistën serioze shkencore "Lancet" rezulton se alkooli vret pa mëshirë. Ky studim mori në konsideratë 28 milionë njerëz në 187 vende të botës i shtrirë nga vitet 1990 deri në vitin 2016. Rezultati është alarmues: vetëm një gotë alkool i konsumuar çdo ditë e rrit me 0.5% rrezikun e shfaqjes së një nga 23 problemeve shëndetësore të lidhura me këtë pije. Në rang botëror alkooli vret 2.8 molionë njerëz duke u renditur si faktori i shtatë më i rrezikshëm për vdekjet e parakohëshme. Autorët e këtij megakërkimi sugjerojnë politika sociale të rrepta për përdormin e alkoolit. Rreziku prej 0.5% duhet interpretuar në mënyrë të diferencuar sipas llojit të pijes. Sipas studimit për t’u prekur nga një sëmundje e rëndë një njeri duhet të konsumojë gjatë një viti 16 shishe me pije të fortë. Kushdo mund të përllogarisë rrezikun në varësi të pijes që preferon sepse sasia e alkoolit në to ndryshon.