Kur ngatërrohet shtetësia me kombësinë
Virgjil Kule shkruan në Facebook:
Në ndërgjegje dhe dëshira mund të ndihesh francez apo eskimez. Por ke lindur në Shqipëri, flet gjuhën shqipe, i përket etnisë shqiptare, etj; pra je shqiptar/e. Vlerësoje identitetin tënd kombëtar dhe kulturohu që të kuptosh se prej tij s'të vjen asgjë e keqe. Të keqen ta bën vetëm koka jote, qoftë ajo franceze apo eskimeze. Mbushe kokën me dije për jetën, për botën, për civilizimin dhe mos ngatërro shtetësinë me kombësinë.
Italianët e kanë ironizuar me kohë këtë dukuri tragjikomike me vargjet e këngës së famshme që, ndër të tjera, thotë:
"Tu vuo' fa' ll'americano
Mericano, mericano
Ma si' nato in Italy
Sient' a mme, nun ce sta niente 'a fa'
Ok, napulitan
Tu vuo' fa' ll'american
.....
Ty të pëlqen të jesh amerikan
Por ke lindur në Italy (anglisht)
Dëgjo mua, kësaj pune s'ke ç'i bën
Ok, o napolitan
Që më hiqesh si amerikan.
etj. etj.





















