Blog

Lazër Stani: Studentët protestues, pjesa më e shëndetshme e këtij kombi!

Nga: Lazër Stani

Nuk mund ta kuptoj kurrë një profesor a titullar universiteti që nuk është me studentet e tij, por me pushtetin, nuk mund ta kuptoj kurrë një intelektual që u flet studentëve njësoj si kryeministri, nuk mund mund t’i kuptoj këta përfaqësues ndëkombëtarë që deklarojnë se e drejta e protestës është shprehje lirie, por i këshillojnë të ulin kokën para kryeministrit, nuk mund ta kuptoj kurrë një opozitë politike që bën sehir, kur mijëra studentë dhe nxënës shkollash protestojnë në sheshe nën presionin e vazhdueshëm të të gjitha falangave të pushtetit. 

Ama një gjë e kuptoj mirë: studentët protestues janë pjesa më e shëndetshme e këtij kombi që e ka vënë e keqja poshtë dhe ngado që ta kthesh kryet sheh pak, fare pak dritë!