Blog

Artan Gjyzel Hasani: Diasporë çengel

E ashtuquajtura “Diaspora Shqiptare” në të vërtetë nuk është ajo masë karagjozësh, arrivistësh, karrieristësh, politikanësh, personash të interesit apo biznesmenësh të përzgjedhur me kujdes nga Qeveria Shqiptare në Samitin e 2-të të Diasporës të trumpetuar me shume bujë, por është AJO MASË EMIGRANTËSH QË QEVERIA SHQIPTARE NUK I LEJON TË VOTOJNË SI SHQIPTARË!

Ne jemi Diasporë, por akoma jo Diasporë Shqiptare!

Individ Shqiptar mua më kanë berë ata që më kanë bërë kokën, prindërit e mi.

Diasporë prej 22 vitesh më ka bërë fati.

Diasporë Shqiptare duhej të më bënte ky Atdheu që në samit përfaqësohet nga Qeveria Shqiptare.

Dhe ky Atdhe i Qeverive Shqiptare më bën të ndjehem realisht Diasporë Shqiptare vetëm kur me jep mundësinë që edhe unë të vendos me VOTËN TIME SHQIPTARE TË DIASPORËS për fatet e të ardhmen e ATDHEUT.

Përndryshe në djall Atdheun e Qeverive Shqiptare, në djall Samitin, në djall dhe Diasporën, se po e jetoj këtë pjesë të jetës që më ka mbetur si kanadez që tall menderen veç si turist në Shqiperi...

Tagged under Artan Gjyzel Hasani