Kapsllëku vazhdon - Nga Ylli Dylgjeri
Siç thonë edhe grekët "opios kllani jatro dhe vani". Kush pjerdh nuk shkon te doktori... Por, ne ende vazhdojmë të presim. Nuk pjerdhim.
Gazrat na e kanë fryrë abdominalin. Dhimbjet vazhdojnë, e zë nuk dëgjohet. Presim se kush nga politikanet do t'ja bëjë: Baaaam!
Ashtu si familjarët që rrinë e presin mbi të sëmurin që ti dalin gazrat pas operacionit të zorrëve, edhe ne po presim sërish politikën me orë, me ditë e me muaj. Po ende hiç asgjë.
Këtu nuk pjerdh njeri! Asnjë lëvizje gazrash. Mjeket thonë se për njeriun normal 12-13 nxjerrje gazrash jane normale në ditë. Por ne... vetëm deklarata e kundërdeklarata.
Njeri thotë; Jam tre levizje përpara.
Tjetri thotë: Do ti paguani të gjitha!
I treti thotë: O sot, o kurrë!
Europa thotë: keni edhe 8 çështje të mëdha ende pa zgjidhur.
Në këtë klimë vazhdojnë vetëm kërcënime e deklarata. Të gjitha palët shtyjnë ditët drejt ...18 Tetorit!
I sëmuri popull rënkon. Në çdo kafe e rrugë e njejta pyetje: Ç’do të bëhet? Ç’të reja ka? Ka arrestime?
Dhe kështu gdhin e ngryset i sëmuri popull.
Pordhë ende nuk po dëgjohet. Kapsllëku vazhdon…




















