Blog

Letra e grave ministre e shkruar nga ‘një burë’ - Nga Ylli Dylgjeri

Po, po, stili, rreshti, gërma, tingulli, fjala ishin të një dore buri. Nuk ishte stil femre letra e 8-shes. Stili i femrave ministre të Ramës njihet aq sa njihet edhe stili i Ramës kryeministër i ministreve. Nuk di si do ta përjetojnë "burrat gra" të Hollandës këtë letër? Jam kurioz? Do të paguaja të isha aty, në Amsterdam, ku do të lexohej kjo letër në ditët që vinë.

Nuk dua ta paragjykoj... por një mëndje më thotë se Estrada shqiptare do japë shfaqje në Hollandë me leximin e saj. Nëse 8 gratë ministre do të hidhnin vërtetë në letër dhimbjen për këtë vend, të paktën të imitonin me forma të tjera traditën e grave të Sulit. Shqipëria prapë po lihet jashtë Europës! Shqipërisë prapë po i dhunohet nderi. Vendi prapë është i kërcënuar me izolim. Gratë ministre jane aty 50% e qeverisjes.

Në një nga betejat e ashpra të vitit 1792, kur Suli u sulmua nga forca të shumta të Ali Pashës, disa gra suljote, duke parë rrezikun që i kërcënonte armiku i tyre, rrëmbyen armët. Gratë suliote, ashtu si të gjitha gratë shqiptare, i jepnin rëndësi të madhe nocionit “nder”. Në emër të tij, ato ishin gati të sakrifikonin edhe jetën e tyre. Gratë suliote preferuan vetëflijimin e tyre. Ato zgjodhën më mirë një vdekje të ndershme, që të shpëtonin nga një jetë prej skllaveje, që i priste, po të binin në duart e forcave të Ali Pashait.

Po sot?

Të besojmë se rrëmbyen lapsin e bënë letër për burrat në Hollandë? Qesharake.

Të paktën ministret të hidheshin nga karriget ku i ka vëne “buri” letërshkrues!

Të paktën të jepnin doreheqje! Por, edhe këte se bënë...

Mos i besoni o hollandeze! Eshte lojë “buri”.