Individi përballë idealit shoqëror - Nga Fisnik Basha
- Nga: Fisnik Basha
Sot është vështirë me fol për tradhëtarë pa u nxeh muhabeti deri në shkalle të përçarjes.
Ama, një gjë që i bashkon tradhëtaret është pozicionimi i interesit personal mbi atë shoqëror.
Është e lehtë me i dallu në këtë mënyrë.
Sa për ilustrim po e analizoj në rrafshin ekzistencial. Do të thoja që ndonjëherë individi përfundon në pozite ku i duhet të vendosë mes tradhëtisë dhe vdekjes, në rastin më ekstrem të interesit personal përballe idealit shoqëror.
Në këto raste dëshmohet dhe dallohet ai që i shërben shoqërise, e cila në fakt është një kontratë e rëndësishme për mbijetesën e individit si pjesë e një grupi, nga ai që e shpëton veten me interesin personal si kriter kryesor, por e humb kontratën me shoqërinë.



















