Paret e babit hajdut - Nga Edison Ypi
Paret e vjedhura nga babi hajdut, kalamajtë e babit hajdut i shpenzojnë për të bërë qef nëpër lokale, hotele, plazhe, për të blerë makina, rroba të shtrenjta, për të bërë kurvërira.
Paret e babit hajdut, çuni i babit hajdut i përdor për tu bërë drogaxhi.
Çupa e babit hajdut, paret e vjedhura nga babi hajdut i përdor për tu bërë karaputanë.
Për ta ndalur shtimin e kurvave dhe kurvarëve që prodhojnë pa u ndalur paret e babit hajdut duhet Hitleri që babin hajdut bashkë me pjellat e tij bastarde ti pjekë të gjallë në hell. Por ligji e ndalon dhe hiç s'ke ç'i bën.
Me paret e babit hajdut, kalamajtë e degjeneruar të babit hajdut, dërgohen të bëjnë shkolla të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Në ato shkolla kalamajtë e babit hajdut nuk shkojnë pse kanë ndonjë talent apo meritë, por vetëm për tu mburrur me paret e vjedhura të babit hajdut.
Puna që me paret e vjedhura të babit hajdut e kryejnë me efikasitet të lartë kalamajtë e babit hajdut, është përhapja e namit të Shqipërisë si vend hajdutësh dhe budallenjsh të pandreqshëm.
Nëse me paret e babit hajdut çuni dhe çupa ndoshta nuk drogohen, dhe as nuk shkojnë në shkolla të shtrenjta, por hapin biznes, nën shembullin e babit hajdut, bastardët bëhen edhe ata hajdutë, nuk paguajnë taksa, nuk sigurojnë të punësuarit, ose futen në politikë.
Me paret e babit hajdut çuni ose çupa e babit hajdut blejnë makina dhjetra mijëra euro. I ngasin me 150 në orë në mes të qytetit. Plagosin ose vrasin policin rroga mujore e të cilit është më e vogël se çmimi i njërës prej gomave të makinës së blerë me paret e babit hajdut. Përfundojnë në burg.
Data e hyrjes në burg dihet. Për datën e daljes sa më shpejt nga burgu me anë të pareve të vjedhura të babit hajdut, s'bëzan kush.
Paret e vjedhura nga babi hajdut kalamajtë dhe gruaja e babit hajdut mund t'i shpenzojnë pa frikë. Meqënëse ato pare janë pare publike, pra e të gjithëve dhe e askujt, babi hajdut nuk ndjehet hajdut.
Me paret e babit hajdut, lukunia familiare e babit hajdut nuk blejnë vetëm sende, por edhe nam, madje dhe respekt.
Meqënëse çuni dhe çupa e babit hajdut nuk e kanë problem t'i ndërrojnë dashnoret dhe dashnorët nëpër orgjira, falë pareve të vjedhura të babit hajdut, Shqipëria po mbushet me kopila dhe bastardë.



















