Blog

Logjika "TURI" si fenomen alla shqiptar - Nga Bujar Llapaj

Në kohën kur Shqipëria, si varka e Turit, po shkon vrullshëm drejt shkatërrimit dhe kërkon një bashkim dhe bashkërendim të gjithë opozitarëve për ta shpëtuar atë, shumë të "lëçitur", "luftëtarë të demokracisë" i kërkojnë opozitës, PD-së, të heqë Lulin kur "varkën" e drejton Rama.

Hajde ma mbush mendjen që kjo nuk është logjikë "TURI".

Për të mposhtur nazizmin u desh që të bëheshin bashkë të pabashkueshmit: Roosevelt, Churchill dhe Stalin.

Ky duhet të jetë shëmbulli i bashkimit kundër Kuçedrës Rama që ju ka vënë nën thundër.

Në të kundërt vazhdoni "masturbimin demokratik" në ekrane e Facebook dhe lereni Ramën të tallë trapin, kurse Basha nuk ka rrugë tjetër veçse ta kërkojë rrugëzgjidhjen tek ata që nuk kanë Facebook, nuk kanë kohë për filozofi, sepse rropaten gjithë ditën për çapën e bukës.

Dhe ata janë shumica që do të bëjnë ndryshimin!

©Bujar Llapaj