Blog

Në forumet e larta të PS ka vetëm të dhjerë - Nga Ylli Dylgjeri

Rama po vërteton që ndjek mësimet e Enverit, por kuptohet i zbaton në format karikature. Ai nxirrte grupe armiqsore, kënaqte popullin që i kish ardhur në majë të hundës dhe forconte pushtetin e vet duke afruar kuadro gjithnjë e me injorantë.

Edhe Rama spastron listat nga kurrizpërkulurit e diskredituar, kënaq militantët e vet që ua “preu kokat” atyre që keqpërdoren pushtetin dhe besimin e kryetarit Rama, dhe afron gjithnjë e më shumë injorantë për ta brohoritur.

Me dy cilësi bëhesh i dashur për Ramën, hunda të prekë tokën dhe koka të jetë sa më bosh.

Kështu, me gjithë këtë spastrim në rradhët e PS, normalisht do të ndodhte ndonjë kryengritje. Por jo.  Vetëm kryengritje nuk ndodh. Të gjithë me ndonjë përjashtim të vogël po ikin kokëulur e me lot në sy.  

Kjo tregon fare qartë kalbëzimin dhe kriminalizimin në thelb të PS, ku jo vetëm militojnë të fortët për të mbledhur vota, por ka patur aq shumë krime e korrupsion mes anëtarëve të qeverisë e të parlamentit, sa të gjithë do të mbajnë gojën mbyllur dhe do të votojnë Ramën pa asnjë diskutim. Sepse janë të shantazhueshëm.

Në PS ka humbur edhe shprehja shvejkiane: Të dhjerë po krenarë. Në forumet e larta të PS sot nuk ka më krenarë. Në forumet e larta të PS ka vetëm të dhjerë. Kushedi sa do të jetë përqindja e të shantazhuarve këtë herë!

©Ylli Dylgjeri