Blog

Mos akuzoni Albin Kurtin për poshtërsitë e qeverive të kaluara! - Nga Enver Robelli

Enver Robelli - Zvicër

Po, e vërtetë, ti, zyrtar i madh i LDK-së pa asnjë votë, ti, vërtetë, ia pate përmend Serbisë krimet që më 2010.

Ama pastaj 10 vjet i keni bërë koncesione Serbisë me shpresën absurde se Beogradi e pranon Kosovën.

Kjo s’ka ndodhur!

Por çka ka ndodhur? Keni nënshkruar “marrëveshje historike” për bashkësinë e komunave serbe, një hap drejt krijimit të “Republikës serbe” brenda Kosovës.

Keni hequr dorë nga lobimi për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Keni hequr dorë nga lobimi për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera. E keni “stolis” Kosovën me fusnotë. Përkundër “marrëveshjeve historike”, në veri të Kosovës ende sundon Serbia.

Kështu që, po, ti zyrtar i madh i LDK-së pa asnjë votë, edhe përrallat i ke të mëdha. E punët askund.

Albin Kurti mund të mos ketë sukses në dialogun me Serbinë, sepse Serbisë i janë shtuar apetitet falë marrëzive të qeverive të deritanishme, por për poshtërsitë e qeverive të kaluara s’duhet të akuzohet Kurti.

Ose pse jo: kamarilla pseudomediale mund ta akuzojë Kurtin duke e cituar e lëpirë shtypin e verdhë të Beogradit.

Këqyrni konsultoheni edhe me Драган Ј. Вучићевић, gllavni dhe odgovorni urednikun e “Informerit”.

©Enver Robelli