Mbi betonin e Tiranës dhe humorin e politikanëve - Nga Dashnor Kokonozi
Politikanët dhe shtetarët tanë janë mjaft të mençur, ka të ngjarë edhe më shumë se sa ka nevojë Shqipëria.
Unë do të desha të kemi në krye ndonjë të çmendur, por të çmenduar fare, ama! Ndonjë që fjala vjen të thotë:
-Unë ëndërroj dhe do të ndërtoj metronë e Tiranës!
E marr me mend se do ta qeshin.
Njerëzve dhe kundërshtarëve të tij do t’u shkojë menjëherë në mendje metroja e Londrës, Parisit apo Nju Jorkut dhe përsëri do ta qeshin.
Dhe kjo pa vrarë mendjen të kuptojnë se ka qindra e qindra qytete në botë, shpesh edhe më të vogla se Tirana, që kanë ndërtuar dhe ndërtojnë çdo ditë metronë e tyre.
Tunelshpueset automatike dhe moderne sot bejne mrekulli me ritmet e tyre te avancimit, montimit të elementeve te parafabrikuar etj.
Zhvillimi afatgjatë i Tiranës është metroja dhe jo sasitë astronomike të betonit qe derdhet në siperfaqe.
©Dashnor Kokonozi


















