Blog

Në Kosovë hajdutët flasin në emër të popullit - Nga Enver Robelli

Vjedhësit më të mëdhenj të këtij vendi dhe zëdhënësit e tyre po thonë “populli është i zhgënjyer nga qeveria”. Hajdutët më të mëdhenj që ka njohur Kosova flasin në emër të popullit! Grabitësit që e kanë shndërruar Kosovën në vetëshërbim që 20 vjet po bëhen gati të kthehen aty ku ishin: te arka e shtetit. Duart po i fërkojnë!

Zëdhënësit e krimit, korrupsionit, mizorive, vrasjeve, plaçkitjeve ndihen të trimëruar dhe shpresojnë se prapë mund t’ia vendosin në qafë këtij populli çizmen e tyre të zezë. Asnjë distancim nga e kaluara e tyre e errët. Asnjë pendesë për krimet që kanë kryer. Asnjë keqardhje për nxjerrjen e Kosovës në ankand për shitje.

Në një demokraci asnjë qeveri nuk është ideale, nuk është as kjo e Kosovës, por në krahasim me hajdutët, kusarët e cubat më të mëdhenj që ka njohur Kosova e lirë - kjo qeveri tani për tani është maksimumi optimal që ka nxjerrë shumica e qytetarëve të Kosovës për ta shpëtuar Kosovën.

©Enver Robelli