Blog

Sot festojmë humbjen e madhe - Nga Agim Xhafka

8 Dhjetorin e quajmë “Dita e demokracisë”. Madje e kemi dhe ditë pushimi, ditë mburrje. Pika ne si shqiptarë!

Se hoqëm p.sh. Sul Bushatin nga karrikja dhe vendosëm në kolltuk të birin. E bëmë ministër të Jashtëm për disa vjet. Ose u revoltuam me Xhelil Gjonin dhe të birin ia çuam ambasador. Apo nga urrejtja për Spiro Kolekën, votuam kryeministër nipin e tij. Apo bëmë deputet djalin e Babë Myslimit, atë të Mihallaq Ziçishtit, nipin e Lenka Çukos!? Ministër vajzën e Gegpriftit, kushërinj e farefis të byrosë së krimit ulur në poste e kolltukë. Kështu dhe me nuset e dhëndurët e vrasësve te djeshëm. E ndërsa etërit ishin kokëtrashë e barbarë, bijtë e nipat janë kusarë e zuzarë. Ramë nga shiu në breshër.

Ndaj sot festojmë humbjen e madhe. Se me protesta bëmë një mut të madh. Tamam, ishim më mirë kur ishim më keq. E mos u ngrini më se do ta dhisni fare atdheun, do ia hani dhe brinjët se mishin ia përtypët. Popull që veç fle e sheh ëndërra.

Fjetshim të madhin, o Zot!

©Agim Xhafka