Blog

Lideri i kotecit dhe satelitët - Nga Ylli Dylgjeri

Lideri i kotecit Edvin Rama të deklarojë sa ndërtime pa leje janë në Tirane dhe pse nuk i denoncon ato sipas ligjit në Prokurori? Kush e ka ngjyer gishtin?

Ti lideri i kotecit vetë i ke firmosur lejet e ndërtimit, pas teje Erioni.

Fol, o lider i kotecit! Fol, ti që na prishe edhe kotecin! Mos na trego në fund të Reformes në Drejtësi se ajo qenka e blerë!?

Ti deklarove se të vjen për të vjellë nga Drejtësia që kemi. Qeveria the ti, po lufton këtë fenomen për të pasur drejtësinë që duam!? Ti me luften në Drejtësi po ia kalon edhe Amerikës në Irak. Sa vite luftë ke bërë?

Po edhe Reformen në Drejtesi këtu po e drejton e financon SHBA. Me Amerikën po të vjen për të vjellë ty, apo me ambasadoren Yuri Kim?

Tradhëtove eeee? Ti jo vetëm s’të tradhëton, por ti je vetë tradhëtia.

Kujt do ja mohosh? Ja ku me ke. Ti i ke pushuar njerëzit nga puna për 4 vargje vjershe e për një fjalë kake, e nuk i penalizon ndërtuesit sot për 14 kate pa leje!? Apo nuk i ke blerë ende satelitet për monitorim?

Ti je vetë satelit i ndërtuesve dhe i çdo paligjësie këtu. Publiku i sheh nga toka, nga sheshi, nga ballkoni.

Ti po kërkon satelitë t’i shohësh nga Hëna!? Hip edhe Veliun në satelit se në polici drejtori e bëri drite.

Shprehjen: hip këtu, në majën e gishtit të madh... e shih Stambollin, na e bëre hip në satelitë e shih Tiranën!?

©Ylli Dylgjeri