Blog

Pasojat e ambasadores Kim - Nga Ylli Dylgjeri

Ylli Dylgjeri

Yuri Kim do mbahet mend në historinë diplomatike të Shqipërisë me SHBA si gruaja e parë amerikane që u hoqi shqiptarëve ndrojtjen, frikën dhe turpin për t’i thënë administratës amerikane të vërtetat qeverisëse në sy.

Vetëm në kohën e saj shqiptarët folën troç dhe e ulën ndjeshëm impaktin për përkrahjen e sinqertë të SHBA.

Ishte kjo diplomate që me politikat e saj, me sjelljen e saj të gënjeshtërt, abuzoi me lirinë dhe demokracinë, duke mbështetur një qeveri dhe një kryeministër 100% të korruptuar, mbështeti hajdutë dhe imoralë, që sot i drejtohen burgut.

Ishte kjo diplomate që na e shiti “Non Grata”-n e Berishës si të zezën më të madhe, përballë një korrupsioni endemik që infektoi çdo qelizë të shtetit, duke përfshirë edhe atë vetë.

Ditët që po jetojmë me Ali Babën me 40 hajdutë, janë ditët e një zaptuesi, që hypi në fron pa dëshirën më të vogël për të bërë shtet.

Skandalet qeverisëse, janë pasoja të drejtpërdrejta të marrëdhënieve, deklaratave dhe qëndrimeve malinje të Yuri Kim, ndaj një qeverie të korruptuar në ind.

© Ylli Dylgjeri