Një atdhe që na e kanë vjedhur - Nga Agim Xhafka
Dita e sotme mbushur me flamurë dhe urime. Kudo ngazëllim. E përse? Për një atdhe që na e kanë vjedhur. E kanë sharruar në copa dhe ua kanë dhënë shokëve, miqve.
- Na një copë Vjosë, pi ca Valbonë. Gëlltit një bajpas, haje plazhin e Dhërmiut, rrëmbe portin e Durrësit, dhite pyllin e Librazhdit...
Kudo në botë adoptohen fëmijë, në vendin tim ka ca horra që “adoptuan” atdheun. Ndaj sot më kërkojnë të vendos flamur në ballkon dhe të bërtas, “o sa mirë me qënë shqiptar!”
Dhe unë e nder copën e kuqe, e lë të valëvitet. Edhe bërtas fort. Gëzohem si Xhemili kur ishte i vogël.
Kush ishte Xhemili? Një jetim që festë të vitit kishte 8 Marsin. Besonte se atë ditë do i shfaqej nëna e vet e do e merrte tek shtëpia e saj. Gëzohej shumë nga marsi në mars, derisa e përfshiu prilli për atje lart.
Tani jemi bërë të gjithë Xhemila. Por ne presim jo nënën, por presim babain, që t’ua lërojë robt gjithë bandave që vodhën vendin e më rrëmbyem edhe 28 nëntorin.
Na kanë lënë flamurin në dorë si lodër patriotizmi. Ta tundim e ta shkundim. Sa më fort o popull!
Shqiponja nuk pjerdh nga valëvitja, nuk i merret mendja se ajo ka dy kokë.
Forca çuna, jepini, jepini dorës...!
© Agim Xhafka





















