Aktualitet

Ajdin Kozmaqi: Votoni intelektualët dhe të pakorruptuarit!

Vetëm pak çaste na ndajnë nga heshtja zgjedhore. Me vëmendje e kam përcjellur nga Kanadaja fushatën dhe parafushatën zgjedhore. Shumë premtime megalomane nga të gjitha partitë. Jam jashtë politikës dhe i papërcaktuar. Nuk jam anëtar e as militant i asnjë formacioni politik.

Por, një gjë e kam të qartë, nuk mundet bre vëlla me e ba ndryshimin ai apo ata të cilët e fillojnë “luftën” kundër korrupsionit, nepotizmit dhe gjitha të këqijave duke u nisur nga vetëvehtja.

Pse bre po i duartrokisni së koti? Si mundet bre i korruptuari me ju hipnotizu kështu?

Votojeni intelektualin, të pakorruptuarin, atë që nuk ju ka gënjyer për plot njëzetë vite.

Këta ju kanë gënjyer për plot njëzetë vite.

Këtyre ju kemi pasë “borxh” për njëzetë vite, andaj jemi ku jemi.

Këta e kanë bërë Kosovën të veten, sepse Kosova ju ka pasë “borxh” dhe “obligime”.

E vetmja shpresë, ende e gjallë -Albini Kryeministër, me Vjosën dhe skuadrën e saj bukur solide në një koalicion paszgjedhor!