Ekonomi

COVID-19 dhe kartmonedhat

  • Published in Ekonomi
Nga: Përgatiti Alfred Papuçiu

A duhet të vihen në karantinë kartmonedhat? Rezerva Federale në SHBA vendos mënjanë kartmonedhat që kthehen nga Azia dhe Europa për disa ditë. Banka qëndrore kineze po i pastron vetë. SNB, Banka Kombëtare e Zvicrës, nuk bën veprim të tillë, por i referohet rekomandimeve të higjienës të OFSP, Zyrës Federale të Shëndetit Publik. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit filloi polemikën duke rekomanduar përdorimin e metodave të pagesës pa kontakt.

Në realitet, askush nuk e di se sa të rrezikshme janë kartmonedhat dhe monedhat. Studimet shkencore që vlerësojnë sipërfaqet në të cilat vendoset virusi nuk kanë testuar kartmonedhat dhe monedhat. Shumica e ekspertëve priren ta vënë këtë rrezik në perspektivë, duke theksuar se ai gjithashtu ekziston edhe kur mijëra gishta fusin me sukses një kod në një terminal pagese.

Prapëseprapë, neveria ndaj parave që dyshohet të jetë një vektor i bakterieve dhe mikrobeve, është bërë e tillë që në Shtetet e Bashkuara, grupet industriale i kanë kërkuar Rezervës Federale dhe Thesarit që t’i porositin amerikanëve që ata të marrin pak ose aspak rrezik për ti prekur ato.

Sidoqoftë, FED është duke pritur rekomandime nga autoritetet shëndetësore, ndërsa karantinon për dhjetë ditë biletat jeshile që kthehen nga Azia dhe Europa, si një masë paraprake, sepse materialet e përdorura për prodhimin e parave « greenbacks", nga liri dhe pambuku, i mbajnë mikrobet më gjatë se sipërfaqet e tjera.