Ekonomi

Parashikimi ekonomik afatshkurtër për Ontarion

  • Published in Ekonomi
Nga: Asllan Hila

Shumica e rajoneve te Ontarios pervec pjeses se Veriut, do te kene nje trajektore rritjeje ekonomike te moderuar deri ne 2019, thote nje parashikim i ri i Union Kreditit “Central 1”. Sipas Shefit Ekonomist te “Central 1”, Helmut Pastrick, ne vitin e fundit, rajoni i Muskoka-Kawarthas ishte rajoni me rritjen me te shpejte ne province, i ndjekur nga Windsor-Sarnia, Kingston-Pembroke dhe Ottawa. Po keshtu edhe rajoni i Londonit paraqiti nje rritje te dukshme, ndersa rajonet e Toronto-s, Hamilton-Niagara dhe Kitchener-Waterloo-Barrie, megjithese paten nje rritje te kenaqshme, ato e dorezuan statusin e udheheqesit te viteve te meparshme.

Pastrick parashikon zhvillime ekonomike te ngjashme edhe per dy vitet e ardhshme. “Rajonet ekonomike te Ontarios do te funksionojne mire duke rezultuar me nje rritje te njejte midis tyre, por hendeku me performancen rajoneve te veriut do te vazhdoje te ekzistoje” pohon ai me tej. “Rajonet lindore do te kontribuojne me shume ne rritjen ekonomike te provinces, ndersa ekonomite e rajoneve te jugperendimit do te vazhdojne te zhvillohen bazuar ne forcen aktuale”. Edhe raporti “Parashikimi Rajonal Ekonomik per Ontarion 2017-2019” konfirmon qe interesat e uleta, nje dollar kanadez i ulet, dhe nje rritje me e shpejte ekonomike e SHBA, do te jene faktore pozitive te rendesishem dhe nje stimul me i madh fiskal do te ndihmoje rritjen e brendshme ekonomike. Po keshtu, problemet tregtare rrjedhoje e politikave te administrates Trump ne SHBA mbeten nje rrezik qe mund te ndikoje mbi ekonomine e provinces, thekson ne vecanti Pastrick.

Te dhenat kryesore:

* Prodhimi real bruto i Ontarios u rrit me rreth 2.7 perqind ne 2016, ne 2017 2.4 perqind ndersa per 2018 parashikimi eshte 2.5 perqind.

* Rritja gjate vitit 2017 u parapri nga rajoni Muskoka-Kawartha i pasuar nga Windsor-Sarnia, Kingston-Pembroke dhe Ottawa.

* Per rajonet veriore parashikohet te vazhdoje renia e popullsise dhe rritje e ngadalte ekonomike

* Shitjet e shtepive dhe cmimet e shtepive u rriten ne gjithe provincen me perjashtim te rajonit verilindor.

Aktiviteti i tregut te shtepive pati rritje ne pothuajse te gjitha rajonet ne 2016-2017 ne saje te interesave te uleta si dhe te kerkeses ekzistuese sipas Pastrick dhe ne shumicen e tregjeve rajonale te shtepive u vu re vellim me i madh shitjesh, cmime me te larta dhe me shume ndertime te reja. Muskoka-Kawartha, Kingston-Pembroke dhe Windsor-Sarnia paten rritjen me te madhe te shitjeve ndersa Toronto pati rritjen me te madhe te cmimeve me pothuajse 16 perqind.

Te dhena mbi “Central 1”

Me zyra ne Vancouver, Mississauga dhe Toronto, “Central 1” ka afersisht asete prej 16.6 miliarde dollaresh. Ai ofron produkte financiare, sherbime trusti, procesim pagesash dhe sherbime direkte bankare per rreth 300 unione krediti dhe institucione nga lindja ne perendim te Kanadase.

 

Tagged under ekonomi Ontario prodhim treg