Letërsi

Flokët e brishtë të fjalëve

Nga: Alban Bala

Në cirkun e madh ekuilibristi ecën mbi tel

Si unë mbi flokët e brishtë të fjalëve

Që era ka ndehur mes nesh.

Tani eci pa frike. Kushedi sa herë

Kam rënë

Mbi keqardhjen e syve të panjohur, mbi fytyra

Të trishta dimrash, mbi netë vere, mes

Lexo më shumë

Gruaja përtej kangjellave

Nga: Artan Gjyzel Hasani

Nga rrëfimi i tim eti…

Nuk e mësova kurrë sa nga se vdiq im atë. Thanë që u vra nga grekët e Zervës. Kishin vrarë pothuajse të gjithë burrat e fshatit. Kishin shpëtuar vetëm gratë, fëmijët dhe pleqtë. Na përzunë nga Paramithia. Pas tri ditë ecje të

Lexo më shumë

Ura mbi Bloor - Tregim nga Përparim Kapllani

Nga: Përparim Kapllani

ë

Përparim Kapllani - Toronto

Eci nëpër natë. Yjet më ndjekin nga pas. Ajri i mrekullueshëm më depërton në qelizat e trupit. Kam ndjesinë se përkëdhelem nga një tufë duarsh të padukshme. Endem

Lexo më shumë

Gjethet – Fabul nga Vangjush Saro

Ca gjethe fluturojnë për një çast

dhe enden qiellit tolerant…

Herë tremben, herë thonë plot gaz:

“Jemi këtu lart! Po po. Këtu lart!”

Por qielli është një sfidë e madhe;

dhe fluturimi

Lexo më shumë

Këpucë grash për burra

Nga: Zija Çela

Kur u kthye ime shoqe nga puna, mua më gjeti në shtëpi, ulur në kolltukun përballë ballkonit. Kisha mbi gjunjë Lap-topin dhe po lexoja një shkrim të Tajms-it mbi hakerat. Mirusha hyri drejt e në

Lexo më shumë

Shiu!

Nga: Vangjush Saro

(Tregim)

Duke u kthyer në shtëpi çalazi, ndërsa mbante me njërën dorë gruan dhe me tjetrën çadrën e shkalafitur, Turhan Farka, nëpunës i Ministrisë për Zhvillim, Punësim dhe Demokraci, po përpiqej

Lexo më shumë

Alban Bala: Më prit

Në asnjë luftë nuk kam qenë. Nuk njoh asnjë trojan,

S'e di kush është Helena dhe historia e saj.

Askush nuk më mbajti veç etjes për rrugët.

Legjendat janë udhetime që bëhen fjalë.

 

Kur

Lexo më shumë

Para avionit

Nga: Dritëro Agolli

 

Me këtë avion do të desha të nisesha për rrugë

Me pak pare në xhep si gjithmonë.

Në aeroportin e vogël do fryjë jugë

Dhe retë e çara larg do vrapojnë.

 

Ah, sikur me këtë avion si

Lexo më shumë