A është vërtetë e besueshme dhe e paanshme BBC? - Nga Milaim Nela
Isha i frikësuar të dëgjoja programin e BBC të quajtur BBC World Questions mbajtur në Tiranë, Shqipëri.
Duke jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për afro 26 vjet nuk kam parë kurrë një mungesë të tillë paanshmërie nga një media si BBC.
Si britaniko-shqiptar u befasova kur pashë një panel i cili përfaqëson vetëm qeverinë dhe asnjë panelist nga opozita apo spektri i djathtë.
Prezantuesi i programit Jonny Dymond gënjeu në fytyrën e shikuesve/dëgjuesve të tij duke prezantuar Lulzim Bashën si lider të “partisë së sapo krijuar” Demokratët Euroatlantikë.
Kjo është një fantazi e plotë. Partia e imagjinuar e Bashës është vetëm në mendjen e tij të shtrembëruar dhe sot e kësaj dite nuk ekziston, as si parti dhe as si ndonjë organizatë e regjistruar përfshirë edhe OJQ.
Nuk ka parti të regjistruar me këtë emër apo me ndonjë emër tjetër ku bën pjesë Lulzim Basha. “Demokratët euroatlantikë” është një trillim.
Lulzim Basha është vetëm deputet dhe madje si i tillë, ai nuk përfaqëson më Partinë Demokratike, por përfaqëson vetëm veten e tij.
Jonny Dymond duhet të kishte kontrolluar të paktën faqen e Parlamentit shqiptar për të kuptuar se kush është kush.
Si pagues liçence i BBC ndihem i lënduar dhe i ofenduar kur shoh në panelin e BBC një person, që vetë BBC e raportoi më 2 nëntor 2023 se pretendohej se po përdorte paratë ruse për lobim.
Unë prisja që BBC ta çonte më tej atë hetim në mënyrë që të dimë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Për më tepër, si britaniko-shqiptar, pres nga BBC që të dërgojë Panorama një nga ekipet investigative më të besuara në botë për të hetuar çfarë ndodhi dhe çfarë çoi në vendimin e turpshëm të sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Priti Patel për të cilësuar si “non-grata” ish-presidentin dhe ish-kryeministrin
Ne shqiptarët dyshojmë fort se pjesë e këtij skenari ka qenë edhe z. Basha.
Më lejoni t’i kujtoj publikut britanik se zoti Berisha ka punuar më shumë se çdo paraardhës apo pasardhës i tij për të forcuar marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar.
Paneli i BBC World Questions dha për publikun përshtypjen e gabuar se njerëzit largohen nga Shqipëria për mundësi më të mira si çdo vend tjetër i pazhvilluar duke injoruar “elefantin në dhomë”, qeverinë aktuale dhe kryeministrin Edi Rama, nën të cilin janë detyruar të ikin afro 1 milion njerëz nga vendi, eksod që nuk po ndalet deri më sot.
Ky është realiteti më i vogël, çorientues dhe i shtrembëruar.
© Milaim Nela