Shteti “Batakçi” i Baba Edit - Nga Ilir Gjini
Kur media e analistë (të cilët i kemi me shumicë), po “rrahin ujët në havan” për një deklaratë të kryeministrit i cili krahas kryeqeveritarit ka marrë përsipër edhe rolin e Kryegjyshit për krijimin e një mikroshteti bektashi, në fakt edhe pse i pashpallur publikisht, një shtet “Batakçi” eshte formuar tashmë në atdheun tonë dhe struktura antikorrupsion ose siç njihet botërisht SPAK, si dhe Gjykata Kushtetuese janë dy nga binatë kryesore të tij.
Gjykata Kushtetuese, që duhet të ishte rojtare e Kushtetutës dhe e sundimit të ligjit, është kthyer në rojtare e pushtetit të Edit. Pothuaj të gjitha vendimet e saj kanë qenë në dëm të interesit publik dhe në favor të qeverisë. Spikat këtu loja “kukamfshehti” që bën me Kuvendin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, kur mund të merrej një vendim, pasi një e pesta e deputetëve të PD-së, i kishte kërkuar kësaj gjykate heqjen e mandatit për përfitime në kundërshtim me ligjin.
SPAK, brenda të cilit janë dy prokurorë që dalin në përgjimet e partnerëve duke bërë pazare me bandat kriminale, me censurën që po kryen ndaj medias për mospublikimin e këtyre fakteve skandaloze me preteksin e sekretit hetimor, po krijon një precedent të rrezikshëm për vendosjen e dikataturës batakçisto-spakiste.
Në çdo vend demokratik liria e medias është e shenjtë dhe informimi i publikut prevalon mbi “sekretet” hetimore që kanë dalë tashmë sheshit.
Arrestimi i gazetarit Elton Qyno dhe sekuestrimi i telefonit të tij, arrestimi dhe dënimi pa prova i Kryetarit të zgjedhur te Bashkisë Himarë F. Beleri si dhe mbajtja në arrest e liderit të opozitës Berisha, tregojnë se jemi nën diktatin e një shteti batakçi në mes të Europës.
Shashka e hedhur për krijimin e një shteti bektashi nga kryeministri, nuk besoj se ka për të funksionuar dhe vetëm do të shkaktojë përçarje mes feve që jetojnë në harmoni të plotë në Shqipëri.
Fituesi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në shtetin tonë batakçi, dihet që do jetë Baba Edi. Për këtë do vihen në rresht të gjitha insitucionet e këtij batakçi-shteti nga patronazhistë, punistë e spakis-të, e deri te banditë e analistë. Opozita nuk mund të ndalojë këtë sepse jetojmë nën diktaturë. Ajo ndoshta mund të ndalojë që Baba Edi mos marrë dy të tretat e Parlamentit, që të mund të ndyshojë Kushtetutën sa herë që ia kërkon interesi i oligarkisë.
Welcome in "Batakçi-shtet" Albania!?
© Ilir Gjini - Toronto