Blog

"Opozitarët" diasporakë të DPSHL-së zvicerane - Nga Milaim Nela

Për të kuptuar rezultatin e "votës së diasporës" kthehuni pak në kohë e ndiqeni rrugëtimin e saj.

Pse lëshoi pe Edi Rama për votën e diasporës? Pse nuk toleroi fjala vjen koalicionet parazgjedhore por votën e diasporës?

Kur u plotësuan kushtet që ai tha po, tani mund ta kontrolloj dhe kjo votë shkon në thesin tim.

Si u trajtua nga qeveria një organizatë fantazmë diasporake që e quan veten "Diaspora per Shqipërinë e Lirë" e që kurrë nuk ka qenë opozitë e qeverisë?

Sa urrehet Partia Demokratike dhe opozita nga shumica e eksponentëve te DPSHL-së?

Kur kanë bërë opozitë diasporakët e DPSHL-së? Më jepni një rast të vetëm që nga krijimi i saj!

Po, kanë marrë pjesë në disa tryeza opozitare duke mos e mbështetur asnjëherë Partinë Demokratike, por duke shfrytëzuar këto mundësi mediatike për reklamimin dhe popullarizimin e tyre.

Si është e mundur që banda "rilindase" u "detyrua" të zbatojë vendimin HAÇKAJ të Kushtetueses e fjala vjen nuk ia ndjen fare për vendimet e Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës apo Teatrin Kombëtar?

A e pyesni veten ndonjëherë?

Si u sajua dhe orkestrua padia në Gjykatë Kushtetuese?

Si u pranua nga kjo gjykatë një padi që vinte nga jashtë vendit, jashtë juridiksionit të kësaj gjykate dhe ishte krejt e paligjshme?

Si u pranua padia e një njeriu që jo vetëm kishte gënjyer për shtetësinë e tij, por kishte shkelur rëndë ligjet e shtetit shqiptar duke edhe votuar pa patur të drejtë vote?

Pse u tolerua ky njeri nga regjimi ndaj të cilit ai pretendonte se bënte opozite?

Me çfarë të drejte apo ligji këtij personi dhe organizatës qe ai drejton i jepet vend në tryeza të KQZ, Parlament e tryeza të tjera të nivelit të lartë?

Kë përfaqëson ky njeri dhe njerëzit e klanit të tij që iu jepet hapësirë mediatike në të gjitha mediat e regjimit e jo vetëm sa herë ata shkelin Tiranën e nga çdo cep i botës nga janë?

Kush uu a ka dhënë këtyre mandatin e përfaqësimit të diasporës?

A ia bëni pyetjen vetes se si është e mundur që Parlamenti Shqiptar miratoi votimin e diasporës me postë egzaktësisht siç e kishte kërkuar Haçkaj dhe DPSHL-ja e tij?

Ah po, tani thotë deshëm postë private dhe jo shtetërore, se ne diaspora tek privati kemi ndikim!?

Po kujt ia shisni këto broçkulla aman?

A thua vërtet shqiptarët kanë zënë dhjamë në tru të mos e kuptojnë që pas kësaj organizate e bile brenda saj është vetë "Rilindja"?

Si është e mundur o njerëz? A e kuptoni sa lehtësisht e manipulueshme është një votë që nuk e sheh dot askush nga niset e kush e fut në zarf?

A e dinë shqiptarët apo nuk e kanë mësuar akoma se të dhenat personale të të gjithëve ne janë në mejdan e në dorë të bandave "iraniane" të "Rilindjes"?

Çfarë iu mungon patronazhistëve të nisin vota postare nga cili shtet që duan në emër të emigrantëve që duan dhe votat reale të tyre të pësojne fatin e thasëve të votave të referendumit për monarkinë në vitin 1997?

A e keni menduar këtë? A jam çmendur unë, apo jeni çmendur ju?

Mos më besoni mua, thoni ky ka lojtur dhe e ka personale me Haçkajn por prisni rezultatin ama. Bile mundësisht merreni Haçkajn në listat e PD se ka kohë që po përgjerohet për "bashkëpunim".

Jo rastësisht DPSHL dhe Haçkaj personalisht kërkon bashkëpunim me PD se "Rilindjes" me shumë i vlen ky në kampin kundërshtar sesa në mesin e tyre.

Në fakt, ai nuk iu duhet më, sepse përdorimi i tyre ndaj Haçkajt ka mbaruar. Ata as nuk e duan në listat e veta sepse kane çerrat e tyre.

Jemi në të njejtën situatë si me Lulzim Bashën në vitin 2004, kur siç na është thënë, Gramoz Ruçi do ia devijonte rrugën drejt Partisë Demokratike, e ja ku jemi sot.

Haçkaj i sotëm është ekzaktëssht Luli i vitit 2004, por pak më i sofistikuar.

Po luaj mendsh, për Zotin! Paçi veten në qafë!

© Milaim Nela