Blog

A mund të bëhet amendament ishulli i Sazanit në zgjedhjet e vitit 2025? - Nga Ilir Levonja

Ramisti, trampisti dhe demokracia në Shqipëri

Ramisti ka vendosur një palë syze moderne, ka hedhur ca xhel dhe kërcënon demokratët, duke u thënë se, çfarë kujtoni ju, fitoi Trampi dhe do të fitojë Berisha? Ramisti që dikur e konsideronte Trampin kërcënim për njerëzimin, sot e përgëzon dhe e kërkon aleat pasi do t’i shesë ishullin e Sazanit.

Pa diskutim që studiot shqiptare ishin në unison deliri në lidhje me zgjedhjet në Amerikë, aq sa në momente të caktuara ne që jetojmë në Amerikë na dhimbsej jo vetja, po marrëzia kolektive shqiptare, raporti bizarr i pushtetit me lidhjet po aq bizarre me dinastinë Tramp. Pasi sa herë që votojmë këtu, krahas emrave për kandidatin për president, pavarësisht bindjeve, kemi sipas shtetit edhe një aradhë amendamentesh me problemet sociale. Duhet të bëhet kjo apo ajo, duhet ta votojmë një ligj që lejon marihuanën, apo ndalon abordin etj.

Ramisti kokëbosh që shet territoret e tokës shqiptare pa ia pjerdhur bytha fare, nuk e kupton dot amendamentin. Madje as nuk e çon nëpër mend ta përmendë, jo më ta aplikojë. Ndaj i vlon plugut të propagandës, aq sa sot në Shqipëri janë kthyer në një kulturë kombëtare, për keq e dreq emrat e Berishës dhe Ilir Metës. Askush nuk merret me vjedhjet hashiqare, sy më sy, me shitjet e dheut po aq ashiqare, sy më sy, më korrupsionin, me padrejtësitë, me vrasjen publike të demokracisë.

Mjafton të përbuzësh se si një socialist i thekur u bë i pasur si Ilir Meta, apo Sali Berisha, automatikisht të lind e drejta, të vjedhësh, të bësh korrupsion, madje të vrasësh këdo që të kundërshton. Ti i thua ore ke vjedhur zgjedhjet, ai të thotë, kështu i vidhte edhe Berisha. Ore po shet tokën amtare, pa një amendament i thua ti, ligj që bëhet me votën qytetare. Ai ta kthen, po unë kam fituar zgjedhjet, kam të drejtë të vras e të pres nga të dyja anët.

Dhe kjo sipas Ramistit është demokraci dhe një të tillë po e bën vetëm Rama. O pika o Ramist..., por le të flasim për demokracinë tënde Ramist. A ke kurajon ta bësh amendament, ta hedhësh në votim publik, ishullin e Sazanit? Aq më tepër që vjen nga një familje e cila, për 45 vjet na çau menderen duke na thënë se Karaburuni dhe Sazani janë hekur e beton. Fute si amendament në votimet e vitit tjetër, janë zgjedhjet kombëtare, mbarëshqiptare siç edhe po flitet, ku gjoja do të votojmë edhe ne emigrantët, pra duan apo nuk duan shqiptarët ta lëshojnë Sazanin qoftë kjo edhe për Donald Trampin?

Dhe amendamendet kombëtare apo shtetërore siç edhe është këtu, duan shumicë të fortë, mbi 60%. Se kjo është demokracia, jo të gjithë janë enveristë, ramizistë, nanoistë, berishistë, ramistë, metistë apo oipinionistë që dinë gjithçka, nga përjetësia politike e Ramës deri tek shtatzania dhe fazat e saj.

Dhe e fundit Ramist, ta themi ne këtej, në Amerikë votohet me postë, qendrat e votimit hapen dy javë përpara dhe rezultati del në kohë rekord. Dhe nuk bën kush të fortin, nuk të thotë kush tek dera ik se ke votuar, nuk i thotë shoqi shoqit ia futëm atyre. Dhe sa për këto zgjedhje, nuk fitoi Trampi, u fuqizuan demokracia, demosi, vullneti social, pasi gjithçka qe grabitur nga kulisat e errëta aq sa bota ndiqte kursin e sondazheve të paguara. Kishte radhë të gjata për të votuar, edhe pse plot dy javë përpara. Kishte dëshirë për të votuar dhe shpëtuar jo Trampin, por demokracinë. Tek ajo e jotja, dhjerokraci, voton vetëm militanti, qytetari merr malet, çan detin, ikën në kurbet.

© Ilir Levonja