Çlirimet e pandodhura të qyteteve, një korrigjim historik i nevojshëm - Nga Shaban Murati
Unë e kuptoj nevojën e regjimit të kaluar për të hiperbolizuar luftrat dhe betejat me pushtuesit gjermanë në çdo qytet të Shqipërisë.
Në këtë dalldi nisi shumë vonë fushata dhe mania e festimeve të çlirimit të gjithë qyteteve shqiptare, të mëdhenj e të vegjël, nga pushtuesi gjerman. Një narrative historiko-euforike e pavërtetë. Me përjashtim ndoshta të Tiranës.
Datat e çlirimit të qyteteve shqiptare, që po festohen me vrull gjithandej, janë data të hyrjes së partizaneve në ato qytete ku nuk kishte këmbë gjermani.
Nuk kishte asnjë gjerman nëpër qytete, se ata kishin marrë urdhërin të largoheshin të gjithë nga Shqipëria.
Nuk pati asnjë betejë dhe asnjë luftë për çlirimin e qyteteve pa pushtues.
Nuk pati asnjë dëshmor në ditën e çlirimit të qyteteve.
E vërteta historike duhet thënë siç ka qenë dhe jo siç e ka vulosur historiografia e Realizmit socialist.
Kjo nuk e zbeh rëndësinë e Luftës nacional-çlirimtare të popullit shqiptar kundër pushtuesve fashistë e nazistë.
Por më mirë të thuhet se po festojmë ditën e hyrjes së partizanëve në qytete, sesa të mashtrojmë fëmijët me çlirimet e pandodhura të qyteteve tona.
© Shaban Murati