Blog

Mbajini mend këto fjalë! - Nga Milaim Nela

Të gjithë ata që po luftojnë për "Votën e Diasporës" me ligjin aktual, pra votim me postë dhe pa çmontuar fillimisht makinerinë patronazhiste brenda Shqipërisë, nuk duan gjë tjetër, por veçse t'i japin një dorë mafias "rilindase".

Ata janë ose budallenj, të cilëve u janë rrafshuar rrudhat e trurit, ose të kontraktuar nga rregjimi kriminal i "Rilindjes".

Të mesme nuk ka!

Nuk ka rëndësi nëse këta janë brenda PD, apo pjesë e "diasporave haçkiste".

Madje disa në fakt janë në të dyja. Një dorë e kanë në bakllava e tjetrën në revani.

Mbajini mend këto fytyra që ta kuptoni lojën më vonë.

Vetëm se atëherë do jetë tepër vonë.

"Diaspora për Shqipërinë e Lirë" (DPSHL) është MJAFT-i i ri dhe varianti më malinj e më toksik i marionetave të "rilindjes sorosiane".

Ne shqiptarët e kemi shumë siklet ta pranojmë të vërtetën.

Ne ose nuk e pranojmë atë duke refuzuar ta shohim edhe kur na i zë sytë, ose e pranojmë shumë vonë, pra atëherë kur nuk ka më vlerë.

Kjo foto në KQZ vlen sa 1000 fjalë.

© Milaim Nela