Blog

Paradoks qesharak shqiptar - Nga Plarent Islami

Meqënëse emigrantët do votokan kësaj radhe, na qënkan sulur shqiptarët e Shqipërisë t’u flasin shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Më turp nuk ka ku të vejë për emigrantët!

Kur një shqiptar ikën nga “haleja” e quajtur Shqipëri, veç fatit që shpëtoi nga ajo që nuk e donte dhe e përzuri (Shqipëria), u edukua me idenë e lirisë për t’u kujdesur për veten dhe familjen.

Tani, vikan disa maskarenj dhe mashtrues t’u tregojnë emigrantëve çfarë është e mirë e çfarë është e keqe. Se duan votën, jo se u plasi trapi.

Ju kujtohet kur emigrantët etiketoheshin si pjatalarës e pabuksa? Nuk ishte vota atëhere. Emigrantët thjesht i duheshin Shqipërisë për remitancat. Deri ditën kur “të suksesshmit” në Kolumbi dhe Ekuador dërgonin më shumë “remitanca”.

Një emigrant brenda një jave duhet të ketë mësuar se “emisarët” e partive politike shqiptare janë shumë mbrapa në formimin logjik sesa çdo pjatalarës jashtë Shqipërisë. A janë më të “sukseshëm”? Absolutisht po. Se vjedhin ose u shesin drogë fëmijëve. Por jo inteligjentë; thjesht maskarenj e të pamoralshëm.

Që një emigrant, qoftë dhe pjatalarës, të marrë mend nga një shqiptar i Shqipërisë, është sikur një mjek të lexojë horoskopin për pacientin.

Personalisht nuk mendoj se emigrantët duhet të votojnë për Shqipërinë; ikëm dhe u kallëm datën.

Por edhe ju që akoma iu rruhet për Shqipërinë, të paktën votoni si mendoni vetë, jo si u thonë ata që jetojnë në Shqipëri. Kini respekt për veten. Mos u bëni legena se do humbni respektin e fëmijëve tuaj!

Edhe njëherë: asnjë që jeton në Shqipëri nuk është më i ditur se ju!

© Plarent Islami - Burlington, Ontario