Blog

O me civilizimin, o me barbarët!

Andi Bejtja shkruan ne Facebook:

Beteja e vjetër dhe e paralajmëruar për Teatrin Kombëtar, në vetvete është një betejë shumë më e madhe se prishja apo rindërtimi i një godine.

Teatri nuk është thjesht dhe vetëm asnjë betejë kundra një historie vjedhjeje apo korrupsioni, por vetvetiu është një betejë ku vendoset raporti i drejtë apo i shtrembër, që ka një një elitë dhe një shoqëri e tërë, midis civilizimit dhe barbarisë.

Sot, kjo betejë, edhe pse deri tani ka pak njerëz të përfshirë në të, është një betejë historike dhe historia ka vetëm dy anë: o me civilizimin o me barbarët!

Sot Shqipëria nuk ka as të majtë, as të djathtë, as qendër!

Sot, o je me civilizmin o je me barbarinë!

Mund t’i shpëtosh gjykimit të historisë sot, por askush nuk ka për t’i shpëtuar nesër!

Sot ke vetëm dy rrugë për të zgjedhur: o të jesh qytetar, o barbar!

Tagged under Andi Bejtja