Liria e mendjes
Ndue Ukaj shkruan në Facebook:
NATO, përkatësisht perëndimi, na çliruan, por nuk di nëse e gjetën lirinë mes nesh.
E kam fjalën për atë lirinë e vërtetë, lirinë që të jep krah dhe të mundëson të ecësh drejt mirëqenies dhe përparimit.
Këtë liri të brendshme nuk mund të na e japë askush. Asnjë forcë e jashtme.
Si duket, liria e vërtetë, liria e mendjes - pa të cilën nuk mund të ketë progres- e për të cilën qëmoti fliste Konica, kishte emigruar nga ne.
Prandaj, vazhdojmë t'i mbajmë zinxhirët e robërisë së mendjes, prej të cilëve nuk jemi çliruar as sot.
Tani që po i afrohemi dekadës së dytë të çlirimit, është e udhës të mendojmë t'i heqim prangat e zinxhirëve të mendjës, duke e filluar një betejë të pakompromis për çlirim nga injoranca, nga Sindroma e Stockholm-it, dhe nga letargjitë primitive që kemi ushqyer tash e sa kohë, duke i mbajtur disa vese kombëtare për virtyte.





















