Al Rama Kapone dhe një Albin Kurti që i duhet sot Shqipërise - Nga Ilir Gjini
Historia e mafiozit të famshëm Al Kapone, krimet monstruoze të të cilit nuk ia faktonin dot pasi askush nuk guxonte të dëshmonte, është shumë e ngjashme me atë që ndodh në vendin tonë.
Skandale të panumërta ndodhin, nga Belinda te Mirlinda, nga kunati i tenderave të AKSHI-t, te rrëmbimi i një biznesmeni nga policia e pushtetit, por askush nuk guxon t’i afrohet oborrit të Al Kapones. Sepse kur ndonjëri guxon, si rasti i prokurorit që heton çështjen Balluku, Kapo i qeverisë i mbron duke i treguar mandatet që i paska dhënë populli.
Vallë populli i ka votuar që të vjedhin? Kur votohesh (nëse vërtetë je votuar) qëndron mbi ligjin?
Me bekimin e Kapos, Don Ergys Agasi kontrollonte gjithë shtetin. Nga Kadastra, Tatimet e dosjet gjyqësore, e deri te emërimet në administratë.
Vetëm një folder i hapur tregon se 70 përqind e emërimeve në Policinë e Shtetit bëheshin prej Don Agasit. Mendoni tani një polici të emëruar nga krimi të luftojë krimin?! Jo më kot edhe vetë prokurori i çështjes Balluku kur u kërcënua, nuk shkoi te Policia e Shtetit, po tek Ambasada e Rrugës së Elbasanit?!
Sekti rilindas që sundon Shqipërinë prej 12 vjetësh, është një bandë kriminale që ka krijuar trinomin korrupsion, krim i organizuar dhe media të blera. Është ky trinom që nuk lejon rotacionin, sepse ka eleminuar votën e lirë. Ky trinom që ditën lyen fasadat dhe natën grabitit bankën e Thesarit të shtetit, propagandon Europën dhe na çon në Kolumbinë e Eskobarit.
Shikoni antipodin e Al Kapones që drejton Shqipërinë, Albin Kurtin e Kosovës. Zgjedhje të ndershme që pranohen nga të gjithë. Zgjedhje pa patronazhistë. Zgjedhje që i dikton vullneti i lirë i popullit, jo krimi i organizuar i Bajrave, Agasëve, Rrahajve & Co. Një kryeminstër i ndershëm si Albini, që të ardhura ka vetëm rrogën dhe jo miliona nga tendera e tunele korrupsioni. Që pi uthull si gjithë populli dhe jo verë 33.000 euro si Al Kapone-ja ynë.
Një Albin Kurti i duhet sot Shqipërise!
© Ilir Gjini - Toronto

















