Blog

Siguria kombëtare nuk është monopol privat!

Afrim Krasniqi shprehet në Facebook:

Çështjet e sigurisë kombëtare dhe të vendimeve në emër të shtetit nuk mund të jenë monopol privat dhe vendimmarrje jashtë institucioneve e transparencës publike. Shqipëria ende nuk po mëson nga gabimet e të kaluarës. Vijojmë të mos kemi transparencë në temat më të rëndësishme që përfshijnë shtetin. Këshilli i Sigurimit Kombëtar mbetet jashtë funksionit. Parlamenti nuk ka mekanizma të kontrollit kushtetues dhe shumicën e informacioneve që lidhen me ne vijojmë ti marrim vesh nga media apo diplomatë ndërkombëtare.

Fatkeqësisht politikanët tanë të korruptuar të çdo kohe kanë qenë e janë të interesuar të bëjnë marrëveshje dëmtuese në emër të vendit, në shkëmbim të mbështetjes për karrierat e tyre personale ...

Raporti me BE? Askush nuk na kushtëzon me shndërrimin në vend – kamp për emigrantët dhe as kushte të tjera absurde. Brukseli, Berlini, Parisi e Vjena u kërkojnë politikanëve tanë as më pak e as më shumë sesa kërkojnë shumica e heshtur qytetare e këtij vendi: mirëqeverisje, seriozitet, ndarjen e politikës nga elita e sistemi i korruptuar, reforma serioze dhe ta bëjmë vendin tonë të banueshëm e të jetueshëm për qytetarët tanë.

Tagged under Afrim Krasniqi