Blog

Diaspora e organizuar shqiptaro-kanadeze

 Dr. Erion Dasho*

Nëpërmjet aktivitetit në Facebook të Portalit Flasshqip.ca kam mundur të ndjek mënyrën se si po vepron komuniteti shqiptar në Kanada për propozimin e kandidatëve për në Këshillin Koordinativ të Diasporës. Eksperiencë e re që nuk e kam hasur në asnjë hapesirë tjetër ku ky proces po zhvillohet.

Në Kanada, shoqata të shumta, individë, media etj., duket që janë organizuar në një procedurë përzgjedhjeje demokratike dhe transparente duke propozuar profesionistë nga më të shquarit dhe më të suksesshmit, si në Kanada dhe në Shqipëri.

Besoj një pergjigje shumë dinjitoze për ata që kohët e fundit kanë vënë në dyshim angazhimin e emigracionit dhe diasporës shqiptare në mbështetje të Shqipërisë dhe të familjarëve që kanë në atdhe. Realisht kënaqësi!

Specialist i shëndetit publik