Severgigni, pilotët dhe shteti!
- Nga: Ylli Dylgjeri
Editorialisti i gazetës prestigjioze italiane “Corriere della Serra”, Severgigni, ka shkruar këto ditë një opinion lidhur me situatën e rëndë ekonomike që po kalon Italia duke e ilustruar atë me një udhëtim të Tij-in në një linjë avioni italian. Servegigni me zgjuarsi dhe elegancë përshkruan udhëtimin e tij në kabinën e avionit. Pilotët pasi e takuan gazetarin gjatë ngjitjes së shkallëve, e ftuan në kabinë për të shkëmbyer opinione lidhur me ecurinë ekonomike të vendit.
Në dialog me ta, gazetari mbronte tezen se qeverisja e vendit nuk mund të mbahet vetëm nga këshillat e këshilltarëve të kabinetit qeveritar. Drejtuesi i Qeverisë duhet të jetë vetë specialist i zoti në fushën e menaxhimit, drejtimit dhe vendimmarrjes. Ndërkohë, pilotët insistonin në të kundërtën. Duke këmbëngulur se fillimisht duhen dëgjuar këshilltarët, se kështu vendi përparon.
Pasi debati mori përmasa, gazetari u kërkon pilotëve të bëjnë një pakt të përbashkët.
Dakord - u thotë, po pranoj opinionet Tuaja për këshilltarët, por dhe Ju duhet të më pranoni që sot avionin do ta drejtoj Unë dhe Ju më jepni këshillat se çfarë levash e butonash të guidoj.
Ra heshtje. Gazetari merr drejtimin drejt kolltukut të pilotimit. Por ishte e pamundur.
Të dy pilotët njëherësh refuzuan kategorikisht t’ia lenë timonin e avionit gazetarit.
Të fluturosh duhet të jesh pilot! - i thanë prerë.
Atëherë, Severgnin u përgjigjet:
Po! Kështu është dhe shteti. Duhet të drejtohet nga specialisti.





















