Ardian Muhaj-Përshtypje nga Viti i Skënderbeut që sapo u mbyll
- U thanë shumë gjëra, por nuk u tha asgjë e re.
- Në përgjithësi edhe ata që u munduan me kritiku asgjëtë e thëna deri tash, theksonin se historia nuk asht letërsi, por menjëherë pas kësaj ia fillonin vetë letërsisë.
- Tashmë të gjithëve u asht mbushë mendja top se janë ekspertë skënderbegologë dhe kushdo qe e vë në dyshim ekspertizën e tyre e ka gabim.
- Mjafton të mos dish asgjë që të thuash diçka.
- 100 për qind e miliona ekspertëve nuk dinë me dallu shtypshkrimin prej dorëshkrimit.
- Librat e botuar i ngatërrojnë me dorëshkrime dhe çdo ditë "zbulojnë" dorëshkrime të panjohura që për botën kanë nji dekadë që janë në google books e mund të "zbulohen" për 0.2 sekonda.
- Numri i akademikëve që dinë me lexu dorëshkrime asht aq i madh sa që me i mbledhë të gjithë bajnë diçka ma shumë se gishtat e nji dore.
- 99 për qind e akademikëve mendojnë seriozisht se para 500 vitesh Kruja ishte te Shkëmbi i Kavajës, ndërsa Dajti në Llogara.
- Gjëja ma e bukur e këtij viti ishte formati i Konferencës Shkencore dhe studiuesit e huaj që morën pjesë në të.
- Për respekt ndaj nesh ata megjithëse dinë shumë, u përpoqën të mos thonë asgjë. Dituria e tyre përballë miliona ekspertëve shqiptarë nuk asht veçse nji pikë në oqean.
- Ma e bukura për mua ishte se në këtë vit mbajta pesë kumtesa e artikuj shkencorë, të cilët më bindën se në dallim nga bashkësia e miliona eskpertëve akoma di shumë pak...





















