Blog

Artan Gjyzel Hasani: Mjerë shqiptarët nga kush qeverisen!

Ndoqa Ramën në “Opinion”.

Ju e patë? Po ju të tjerët?

Të mendosh që ai karagjoz skandaloz mban në dorë fatet e shqiptarëve 😞.

I ka plasur cipa krejt si putanës së fshatit që pasi i del nami për bëmat, nuk i bën përshtypje asgjë paskëtaj.

E kam kundërshtuar, kritikuar, tallur dhe sharë shpesh Ramën kryeministër në statuset e mi, por nuk e kam urryer kurrë e as e urrej natyrisht.

Kam ndjerë keqardhje për të, pasi e konsideroj si viktimë të personalitetit të vet të papërgjegjshëm. Por, pas kësaj performance skizofrenike në atë studio, ai vërtet e meriton të tërhiqet zvarrë nga kolltuku kryeministror, në kuptimin më të plotë të fjalës, nga të gjithë shtetasit dhe qytetarët, intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë që ka fyer e që fyen dhe të shtrohet urgjent në pavionin e psikiatrisë....

Mungesë totale të ndjeshmërisë njerëzore kane veç dy grupe njerëzish, kriminelët e lindur dhe njerëzit mendërisht të turbulluar.

Të parët i ndëshkon ligji, të dytët i kuron spitali.

Rama nuk është kriminel.

Ky është një status vërtet apolitik!

Në djall e majta dhe e djathta, protesta dhe 8 pikat në këtë rast!

Është një status që ka të bëjë me anën njerëzore të komunikimit në publik dhe etikën minimale të këtij komunikimi. Me njerëzillëkun më minimal të mundshëm që pritet edhe nga një idiot apo i çmendur, e jo më nga një kryeministër!!!

Më ka skandalizuar sonte!

Mjerë ju nga kush qeveriseni...

Këtë status e kam shkruar pa ndjerë asnjë eufori apo gëzim për katandisjen e kryeministrit kundërshtar.

Përkundrazi, është KATANDISJE PËR TË TË ARDHUR KEQ, sa për shqiptarët, po aq edhe për Ramen, njeri dhe kryeministër njëherazi...

Ka qenë një publicist i shkëlqyer. Dikur. E vetmja vlerë intelektuale që unë i njoh atij. 😞

Ky është statusi im i fundit për Edi Ramën si kryeministër.

Për të mirën e të gjithëve, edhe të tij, mendoj se ka ardhur koha të shprehen jo analistët, por mjekët specialistë...