Blog

Shëmtimi i klasës politike as që krahasohet me sinqeritetin e studentëve!

Nga: Flurans Ilia

Ju mund t'i quani neomarksistë, apo neokomunistë, apo ku e di unë se çfarë, këta djem dhe vajza të reja që ndezën lëvizjen studentore. I dhanë energji dhe shpirt zërit të protestës. Ata janë imazhi më i pastër i ngritur në këto 28 vite tranzicion të rraskapitur në këtë atdherin tonë të lodhur, pikërisht nga ju zotërinj pushtetarë dhe opozitarë, lapërdharë të shitur te paraja juaj e krimbur.

Askush më parë nuk ka dalë me një motiv kaq të prerë, të detajuar, vetëm për/dhe të drejtat civile, në rastin konkret për studentët (me të cilët vazhdoj të jem pa asnjë ngjyrim politik).

Askush më parë nuk ka "provokuar" një lëvizje kaq qytetare, frymëdhënëse dhe marrëse njëherazi.

Ju mund t'i quani si të doni, por, shëmtimi i klasës politike as që krahasohet me sinqeritetin e këtyre djemve dhe vajzave të reja.

Tagged under Flurans Ilia