Si votojnë derrat, gomerët, delet e të tjerë-Nga Artan Fuga
Shkuan gjallesat të votojnë
Gomari: Ku di unë ç'a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.
Derri: Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgrryhem...
Miu: Aman ta hedh votën sa për t'u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qëndron në vrimën tënde?
Dhelpra: T'ja jap votën ariut se është leshko.
Papagalli: Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.
Delja: Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.
Lakuriqi i natës: Çfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!
Iriqi: Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s'më punon fare. Mos më nxehni po ju them!
Breshka: Kushdo të fitojë mua s'më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!
Majmuni: Unë votoj me imitim, si të votojë derri.
Kërmilli si hermafrodit: Unë nuk votoj se jam i depolitizuar.




















