Blog

Po marr guximin që t’ju shkruaj...I yti Edi Rama

Nga: Jeta Dedja

I dashur Luli,

Po marr guximin që t’ju shkruaj

Për të gjashtën herë, dhe pa ndalim

Aman o shok, ç’kërkoni më,

pushtetin doni a veç shpirtin tim?

 

E di, se është e drejta juaj

Të protestoni e të më tallni papushim

Po ju e shihni sa po vuaj për këtë vënd

Duroni  pak sa ta mëkëmb

 

Më parë desha të rri qetë,

Të qepja çitjane veç doja

Por populli im më thërret

dhe unë nuk i lë me gishtin te goja

 

Ah Luli, sërish të vish pranë meje ëndërroj

Që t’ju dëgjoj e me ju të kuvendoj,

T’ju them një fjalë dhe pastaj

Në media dil ti, unë nuk të mbaj,

 

Veç gjer sa t’vish e t’më takosh

Bëj shopping dhe ndërro kravatë

provo para pasqyrës si do më përqafosh

se krahët e mi do t’i hap kanat më kanat

 

Me ty në opozitë është kaq fat,

Kaq shumë turbullim veç ti më jep

Se ti Luli im

je afsh i shpirtit tim në pushtet

 

Një miku tjetër mund t’i bëhesha mik

Dhe shok besnik sot e përjetë

Por, jo…jo askujt në jetë

Nuk do t’i falja kaq dashuri!

 

Por këto protestat po me çmendin

Më lodhe mua dhe policinë

Njerëz plot në rrugë rendin

A je ti ende engjëlli im ??

 

Ma hiq tani këtë dyshim

Mbylli  protestat dhe eja tek unë

Për zemrën time mos ji një zhgënjim

 

Më qan me lot shpirt i ngratë

E mbrojtje kërkoj e ulëras

Lexoje dhe letrën e gjashtë

Aman se ndihem vetëm, s’kam me kë flas

 

Askush nuk mund të më kuptojë

Mendja fillon të më lëshojë

Në heshtje duhet të humbas

Letrën e shtatë nuk po e plas

 

Mbarova! S’mund ta rilexoj…

Po vdes nga frika i turpëruar

Po nderit tuaj i besoj

Me plot guxim duke shpresuar

I Yti Edi Rama

 

(P.S.) Bazuar në vija të përgjithshme në letrën e famshme të Tatianës drejtuar Onieginit sipas romanit në vargje “Eugjen Onjegini” nga Aleksandër Pushkin

Jeta Dedja, Maj 2019

©FlasShqip