Blog

Bujar Llapaj: Edi Rama, koha jote ka mbaruar!

Kosova ndërton rrugë dhe ura, jo vetëm për shqiptarët por për gjithë Ballkanin. Shqipëria nën udhëheqjen “largpamëse” të Edi Ramës ngre barrikada, shkatërron e varros historinë, lyen bunkerë, ngre bunkerë, fle në bunker, dhe si "patriot i madh e modern" (garip), ëndërron “bashkimin kombëtar”, që të japë me konçension edhe autostradat Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferri!?

Eh i mjeri ti, që gjithë jetën u zvarrite, qurravite, zhgarravite për të kapur atë lartësi. Ti nuk i njeh mirë bijtë e Dardanisë!

Ti vemje e gjatë, dhe shumë si soji yt, keni tradhëtuar bujarinë, respektin, mikpritjen vëllazërore jo vetëm të kosovarëve por edhe të Lebërve të mi.

Bëj sa të duash mbledhje byroje tek shtëpia e Enverit, vish prapë qillotat e tij, ngri buste dhe jepu ofiqe kriminelëve të djeshëm dhe langove të sotëm, KOHA JOTE KA MBARUAR, dhe këtë vetëm të sklerorizuarit dhe langot e tu nuk e kuptojnë, por shyqyr zotit janë pakicë.

RRUGË TË MBARË NË VETMINË TËNDE MISTER BUNKERI!